THIRRJA PËR RINI & SPORT (FAZA 1/2019)

 Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekt propozimeve të Individëve, Klubeve, Shoqatave dhe OJQ-ve për organizimin e aktiviteteve sportive dhe rinore në Komunën e Prishtinës

 

1. Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtinës u bënë thirrje të gjithë individëve, klubeve, shoqatave e organizatave rinore jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushat sportive dhe rinore, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zhvillimin dhe masivizimin e sportit, projektet rinore, gjithnjë duke u bazuar në politikat programore të Drejtorisë për Rini dhe Sport, në Komunën e Prishtinës.

2. OJQ-të, klubet, shoqatat, individët, në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet propozimet për organizimin e aktiviteteve rinore - sportive.

3.OJQ-të, klubet, shoqatat, individët mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në organizimin e fushave rinore - sportive, përmes aktiviteteve si më poshtë:

  • Promovimi i Vullnetarizmit
  • Integrimi i grupeve rinore dhe atyre të margjinalizuara
  • Fuqizimi i Organizatave Rinore (seminare, trajnime, kurse për aftësimin e të rinjve etj)
  • Edukimi joformal (stimulimi i të miturve për edukim dhe arsim)
  • Qëllimin e kërkesës/projektit,
  • Përshkrimin e aktiviteteve të projektit / plan programit të sezonit pranveror bashkë me koston e tyre,
  • Kostoja që kërkohet nga Komuna,
  • Rezultatet e arritura në vitin paraprak
  • Ngritja e cilësisë së Klubeve
  • Masivizimi

4. Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 600,000€ (Euro).

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 500 € (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 12,000€ (euro).

5. Afati për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune, pra nga dt. 05.04.2019 dhe përfundon me datën 02.05.2019 në ora 23:59.

6. OJQ-të, klubet, shoqatat, individët mund të aplikojnë vetëm me një projekt. Periudha e zbatimit të projektit është 05.04.2019-31.12.2019.

7. Drejtoria për Sport me rastin e Ditës së çlirimit të Prishtinës do t’i përkrahë aktivitet  më të mira që organizohen për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

8. Propozimet do të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike. Individët, klubet, shoqatat, si dhe OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushat si të cekura më lartë. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuare ndaj Komunës së Prishtinës dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiarë publike.

 

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

 

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: sportrini.pr@rks-gov.net dhe në numrin e telefonit  +383 38 230 900 Lokali 1120.

 

Veprimtaritë

Data e fillimit: 05.04.2019 16:00
Data e mbarimit: 02.05.2019 23:59