Thirrja për Kulturë - FAZA II/ 2020

 

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

                                                                         THIRRJE PUBLIKE

Për të gjitha organizatat joqeveritare, individët, bizneset e regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare në thirrjen publike të Fazës së II-të 2020.

 

1. OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozimet  për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:

             a) Art vizual – figurativ: krijim i veprës së re, fuqizim i artistëve të rinj, ekspozitë, hulumtim kuratorial, instalime në hapësira publike, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe invovacion teknolgjik;

             b) Botime: për fëmijë, për të rinj, romane, tregime, përkthime, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe hulumtime kulturore;

             c) Kinematografi: film dokumentar, filmi i shkurtër, film i animuar, fuqizimi i kinematografëve të rinj, titrim dhe zhvillim skenari;

             d) Muzikë: kompozim i veprës së re, audio-incizim, koncert, fuqizimi i muzikantëve të rinj, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;

             e) Trashëgimi kulturore dhe turizëm: fushata vetëdijësimi, pjesëmarrje në aktivitete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, hulumtim, promovim i diversitetit kulturor, turizëm kulturor, platforma informative;

             f) Teatër: prodhimi i shfaqjes, promovim dhe pjesëmarrje e shfaqjes në festival kombëtare dhe ndërkombëtare, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;

 

2.Vlera e përgjithshme e planifikuar për Fazën e II-të  është 100,000.00€ (Euro).

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për një  projekt është 500.00€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 13,000.00€ (euro).

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 08.09.2020 deri më  28.09.2020, ora 23:59.

Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor  2020.

 

3.Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:

  • Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
  • OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
  • Individët të cilët janë banor rezidentë të Komunës së Prishtinës;
  • OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
  • OJQ-të, bizneset dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.
  • OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
  • OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete (për të njejtat linja buxhetore);
  • Duhet të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi parandalimin e konfliktit të interesit në Republikën e Kosovës;
  • Për të gjitha projektet që planifikohet të realizohen në shkollat e Komunës së Prishtinës apo me nxënësit e shkollave të Komunës së Prishtinës, paraprakisht duhet të merret pëlqim në Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) për zhvillimin e projektit.
  • Si dhe kufizimet tjera të cilat janë parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.

 

4. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/

 

  • Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e detyrueshëm të kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike. Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit. Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.
  • Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione . Kontrata do të gjenerohen nda sistemi andaj të dhënat e sistemit reflektohen në kontratë.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumentacionit dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në  Rregulloren për subvencione.

       Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, dhe në numrin e telefonit  +383 38226417.  Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 18.09.2020.

 

        Lista e dokumenteve të detyrueshme të thirrjes publike

- Aplikacioni online;

Për individ:

  • Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës
  • Vërtetimi/ Konfirmimi i llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
  • Çertifikata e vendbanimit
  • Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;

 

Për Ojq-të:

  • Çertifikata e regjistrimit e OJQ-së;
  • Çertifikata e nr. fiskal;
  • Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
  • Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës së përfaqësuesit të OJQ-së.
  • Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;

 

Për Biznese:

  • Çertifikata e Biznesit;
  • Çertifikata e nr. fiskal të Biznesit;
  • Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
  • Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
  • Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;

 

Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:

 

1. Art Figurativ:

A. Portfolio e artistit/es/kolektivit;

B. Prezentim i punimeve që do të ekspozohen; (Për instalacione/skulptura/intervenime në hapësirë publike);

C.  Koncepti vizual i veprës;

D. Pëlqimi paraprak prej drejtorisë për shërbime publike për lokacionin e veprës;

 

2. Botime:

A. Biografia e autorit/es;

B. Recenzioni;

C. Një pjesë e veprës që do të botohet  (Nëse ka ilustrime për femijë);

D. Prezentim i ilustrimeve;

E.  Marrëveshje e nënshkruar me shtepinë botuese (Nëse ka).

 

3. Kinematografi:

3.1 Zhvillim skenari:

A. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;

B.  CV të autorit/es ose link i punëve te mëhershme të autorit/es;

C.  Sinopsisi;

D. Një pjesë e skenarit (p.sh. 10 faqe).

 

3.2 Prodhim filmi artistik

A. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;

B. Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore, DoP -drejtori/ja i-e fotografisë, nëse ka);

C. Skenari;

D. Sinopsisi;

E. Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh i regjisorit/es.

 

3.3 Prodhim filmi dokumentar

A.    Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;

B.    Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore, DoP- drejtori/ja i/e fotografisë nëse ka);

C.    Koncepti i dokumentarit/tritmenti;

D.    Personat/Karakteret kryesor në film dhe përshkrimi i tyne;

E.    Koncepti regjisorial ose/dhe nje video mesazh i regjisorit/es;

F.    Në rast se ka material, një link ku mund të shihet (rreth 5-10min).

 

3.4 Postproduksion

G. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;

H. Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore, DoP- drejtor/ja i/e fotografisë nëse ka);

I. Skenari;

J.  Sinopsisi;

K. Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh të regjisorit/es;

L. Linku i filmit ose një klip prej filmit.

 

3.5 Animacion

A. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;

B.  Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, ilustruesi/ja/it, animatorët);

C. Skenari ose storyboard me përshkrim;

D. Moodboard ose shembuj të karaktereve dhe stilit të animacionit ose/dhe skica;

E. Sinopsis;

F. Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh të regjisorit/es.

 

4. Muzikë

A. Link i punëve të mëhershme të artistit-es, i-e cila aplikon ose që është bartës-s i-e projektit.

B. Ekipi kreativ me bio të shkurta (vokalist/ja, muzikantët/ja, kompozitori-ja);

C. Teksti i këngës (nëse ështe e aplikueshme);

D. Sinopsisi i video klipit (kur aplikohet për video klip);

E. Koncepti regjisorial (kur aplikohet për video klip);

F. Punë të mëhershme të regjisorit-es (kur aplikohet për video klip).

 

5. Trashëgimi kulturore dhe turizëm:

A. Portfolio e organizatës me punë të ngjashme ose linqe të punëve të ngjashme të autorit-es;

B. Projekt propozim (Preferohet që në projekt të ketë profesionist të fushës së trashëgimisë dhe të turizmit ) ;

C. Koncepti vizuel (aty ku është e zbatueshme);

D. Ftesa/marrëveshja (kur aplikohet për pjesëmarrje në aktivitete, punëtori, hulumtime, etj);

 

6. Teatër:

A. Biografia e regjisorit/es;

B. Biografia e autorit/es (nëse janë autorë vendorë);

C. Koncepti regjisorial;

D. Sinopsisi i dramës;

E. Një pjesë e dramës (p.sh. 10 faqet e para);

F. (Nëse ka) Marrëveshje e nënshkruar me teatrin.

 

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 28.09.2020 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës  http://krs.prishtinaonline.com/  

Veprimtaritë

Data e fillimit: 08.09.2020 00:00
Data e mbarimit: 28.09.2020 23:59