Thirrja për Kulturë: Festivale, Muzikë, Shoqëri kulturoro Artistike, Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

                                                     THIRRJE PUBLIKE  

Për të gjithë organizatat joqeveritare, individët, bizneset, të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare në thirrjen e dytë publike të Fazës së I-rë 2020.

 

OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozimet  për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:

Festival: art figurative, art në hapësira publike, arkitekturë, ekologji, film, letrar, shumë disiplinor, muzikë, folklore, teatër, teknologji informative, vallëzim etj.;

Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë: aktivitete mujore, fuqizim i krijuesve të rinj, rezidencë artistike, debate, ligjërata dhe hulumtime;

Muzikë: kompozim i veprës së re, audio-incizim, concert, fuqizimi i muzikantëve të rinj, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;

Shoqëri kulturoro Artistike: mbështetje të aktiviteteve vjetore, blerja e kostumeve, blerja e instrumenteve dhe pjesëmmarje në festivale;

Vlera e përgjithshme e planifikuar e të dy thirrjeve për Fazën e I-rë është 350,000.00€ (Euro).

 Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt    individual është 500€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 13,000.00€ (euro).

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 23.01.2020 deri më  13.02.2020.

Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2020.

 

Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:

  • Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
  • OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
  • Individët të cilët janë rezident të Komunës së Prishtinës;
  • OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
  • OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
  • Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
  • Për të gjitha projektet që planifikohet të realizohen në shkollat e Komunës së Prishtinës apo me nxënësit e shkollave të Komunës së Prishtinës, paraprakisht duhet të merret pëlqim në Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) për zhvillimin e projektit.
  • OJQ-të, bizneset dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.

 

Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.

Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/

 

Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike. Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit.  Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.

 

Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione .

 

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

 

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në  Rregulloren për subvencione.

 

 

       Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, dhe në numrin e telefonit  +383 38226417.  Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 07.02.2020.

 

Lista e dokumenteve të thirrjes publike

 

  • Për individ:
  1. Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës
  2. Vërtetimin/ Konfirmimin e llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
  3. Çertifikaten/ Vërtetimin e vendbanimit (merret në zyrat e gjendjes civile apo në bashkësi lokale)
  4. Dëshminë që nuk jeni nën hetime

 

  • Për Ojq-të:
    1. Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
    2. Çertifikata e nr. fiskal;
    3. Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    4. Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së.
    5. Dëshmia që përfaqësuesi i Ojq-së nuk është nën hetime;

 

  • Për Biznese:
    1. Çertifikata e Biznesit;
    2. Çertifikata e nr. fiskal të Biznesit;
    3. Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    4. Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
    5. Dëshmia që përfaqësuesi i Biznesit nuk është nën hetime;

 

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 13.02.2020 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/ .

Vërejte:  Bartja e mjeteve financiare në xhirollogarinë e përfitueseve do të realizohet gjatë vitit 2020.

Veprimtaritë

Data e fillimit: 23.01.2020 16:00
Data e mbarimit: 13.02.2020 23:59