THIRRJA PËR KULTURË: ART VIZUAL – FIGURATIV, BOTIME, KINEMATOGRAFI, TEATËR

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

                                                                      THIRRJE PUBLIKE

Për të gjitha organizatat joqeveritare, individët, bizneset të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare në thirrjen e parë publike të Fazës së I-rë 2021.

 

1. OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozimet  për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:

 

          a)  Art vizual – figurativ: krijim i veprës së re, fuqizim i artistëve të rinj, ekspozitë, hulumtim kuratorial, instalime              në hapësira publike, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe invovacion teknolgjik;

         b)Botime: për fëmijë, për të rinj, romane, tregime, përkthime, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe           hulumtime kulturore;

        c)Kinematografi: film dokumentar, filmi i shkurtër, film i animuar, fuqizimi i kinematografëve të rinj, titrim dhe                  zhvillim skenari;

        d)Teatër: prodhimi i shfaqjes, promovim dhe pjesëmarrje e shfaqjes në festival kombëtare dhe ndërkombëtare,              mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;

 

2. Vlera e përgjithshme e planifikuar e të dy thirrjeve për Fazën e I-rë  është 300,000.00€ (Euro).

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 500.00€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 14,000.00€ (euro).

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 11.03.2021 deri më  31.03.2021.

Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2021.

 

3. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:

  • Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
  • OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
  • Individët të cilët janë rezident të Komunës së Prishtinës;
  • OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
  • OJQ-të dhe bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
  • Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
  • OJQ-të, bizneset dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.
  • Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.

 

4. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/

Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike. Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit.  Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.

Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione .

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara konform legjislacionit në fuqi.

 

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, dhe në numrin e telefonit  +383 38226417.  Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 24.03.2021.

Lista e dokumenteve të  detyrueshme thirrjes publike

  • Për individ:
  1. Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës
  2. Vërtetimin/ Konfirmimin e llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
  3. Çertifikaten/ Vërtetimin e vendbanimit (merret në zyrat e gjendjes civile apo në bashkësi lokale)

 

  • Për Ojq-të:
    1. Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
    2. Çertifikata e nr. fiskal;
    3. Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Ojq-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    4. Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJq-së.
  • Për Biznese:
    1. Çertifikata e Biznesit (me Numër Unik Identifikues nga ARBK);
    2. Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    3. Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;

 

 

Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:

1. Art Figurativ:

A. Portfolio e artistit/es/kolektivit;

B. Prezentim i punimeve që kanë me u ekspozu

       + (Per instalacione/skulptura/intervenime ne hapësirë publike);

C.  Koncepti vizual i veprës;

D. Pëlqimi paraprak prej drejtorisë për shërbime publike për lokacionin e veprës.

 

2. Botime:

A. Biografia e autorit/es;

B. Recenzioni;

C. Një pjesë e veprës që do të botohet  (Nëse ka ilustrime për femijë);

D. Prezentim i ilustrimeve;

E.  (Nëse ka) Marrëveshje e nënshkruar me shtepinë botuese.

 

3. Kinematografi:

3.1 Zhvillim skenari:

A. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;

B.  CV të autorit/es ose link i punëve te mëhershme të autorit/es;

C.  Sinopsisi;

D. Një pjesë e skenarit (p.sh. 10 faqe).

 

3.2 Prodhim filmi artistik

   A. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;

   B. Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore,     DoP -drejtor/ja i fotografisë nëse ka);

  C. Skenari;

  D. Sinopsisi;

  E. Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh i regjisorit/es.

 

3.3 Prodhim filmi dokumentar

A.    Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;

B.    Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore, DoP- drejtor/ja i/e fotografisë nëse ka);

C.    Koncepti i dokumentarit/tritmenti;

D.    Personat/Karakteret kryesor në film dhe përshkrimi i tyne;

E.    Koncepti regjisorial ose/dhe nje video mesazh i regjisorit/es;

F.    Në rast se ka material, një link ku mund të shihet (rreth 5-10min).

 

3.4 Postproduksion

G. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;

H. Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore, DoP- drejtor/ja i/e fotografisë nëse ka);

I. Skenari;

J.  Sinopsisi;

K. Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh të regjisorit/es;

L. Linku i filmit ose një klip prej filmit.

 

3.5 Animacion

 

A. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;

B.  Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, ilustruesi/ja/it, animatorët);

C. Skenari ose storyboard me përshkrim;

D. Moodboard ose shembuj të karaktereve dhe stilit të animacionit ose/dhe skica;

E. Sinopsis;

F. Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh të regjisorit/es.

 

4.  Teatër:

a) Biografia e regjisorit/es;

b) Biografia e autorit/es (nëse janë autorë vendorë);

c) Koncepti regjisorial;

d) Sinopsisi i dramës;

e) Një pjesë e dramës (p.sh. 10 faqet e para);

f)  (Nëse ka) Marrëveshje e nënshkruar me teatrin.

 

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 31.03.2021 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/ .

Vërejte:  Bartja  e mjeteve financiare në xhirollogarinë e përfitueseve do të realizohet gjatë vitit 2021.

 

Veprimtaritë

Data e fillimit: 11.03.2021 16:00
Data e mbarimit: 31.03.2021 16:00