THIRRJA PËR KULTURË - FESTIVALE, MBËSHTETJE TË AKTIVITETEVE VJETORE, MUZIKË, SHOQËRI KULTURO ARTISTIKE, TRASHËGIMI KULTURORE DHE TURIZËM
Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë
THIRRJE PUBLIKE
Për të gjithë organizatat joqeveritare, individët, bizneset, të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare në thirrjen e dytë publike të Fazës së I-rë 2022.
1. OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozimet për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:
a) Festival: art figurative, art në hapësira publike, arkitekturë, ekologji, film, letrar, shumë disiplinor, muzikë, folklore, teatër, teknologji informative, vallëzim etj.;
b) Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë: aktivitete mujore, fuqizim i krijuesve të rinj, rezidencë artistike, debate, ligjërata dhe hulumtime;
c) Muzikë: kompozim i veprës së re, audio-incizim, album muzikor, koncert, hulumtim në fushën e muzikës, fuqizimi i muzikantëve të rinj, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;
d) Shoqëri kulturoro Artistike: mbështetje të aktiviteteve vjetore, blerja e kostumeve, blerja e instrumenteve dhe pjesëmmarje në festivale;
e) Trashëgimi kulturore dhe turizëm: fushata vetëdijësimi, pjesëmarrje në aktivitete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, hulumtim, dokumentim, interpretim, promovim i diversitetit kulturor, turizëm kulturor, platforma informative;
2. Objektivi/objektivat e përgjithshme të kësaj thirrje janë që Komuna e Prishtinës të ofrojë përkrahje për individët, Biznese si dhe OJQ, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, dhe ofron mbështetjen e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.
Objektivat specifike të thirrjes janë:
- Të fuqizohen krijuesit e pavarur dhe krijuesit e rinj që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
- Të prodhohen punë të reja kulturore/artistike;
- Të ketë shtrirje të gjerë dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në jetën kulturore/artistike në Komunën e Prishtinës;
- Të sigurohet mbështetje për institucionet e pavarura kulturore që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
- Të mbështetet puna në grupe dhe bashkëpunimi ndër-disiplinar dhe ndër sektorial;
- Të përkrahën punë me përmbajtje kritike, të cilat synojnë të sfidojnë pabarazi sociale dhe ekonomike;
- Të përkrahen punë me përmbajtje Feministe;
- Të stimulohet inovacioni teknologjik në të gjitha fushat kulturore/artistike;
- Të inkurajohen personat me nevoja të veçanta për pjesëmarrje dhe prodhim në sektorin e artistik dhe kulturor.
3. Vlera e përgjithshme e planifikuar e të dy thirrjeve për Fazën e I-rë është 450,000.00€ (Euro).
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 500€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 16,000.00€ (euro).
Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 16.03.2022 deri më 05.04.2022.
Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2022.
4.Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:
- Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
- OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
- Individët të cilët janë rezident të Komunës së Prishtinës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
- Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.
Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.
5. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/
Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike. Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit. Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.
Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione .
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në konform legjislacionit në fuqi.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, dhe në numrin e telefonit +383 38226417. Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 28.03.2022.
Lista e dokumenteve të detyrueshme të thirrjes publike
- Aplikacioni online
- Për individ:
- Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës
- Vërtetimin/ Konfirmimin e llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
- Çertifikaten/ Vërtetimin e vendbanimit (merret në zyrat e gjendjes civile apo në bashkësi lokale)
- Për Ojq-të:
- Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
- Çertifikata e nr. fiskal;
- Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
- Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së;
- Vërtetimin që OJQ- nuk kanë obligime tatimore (nga ATK).
- Për Biznese:
- Certifikata e Biznesit (me Numër Unik Identifikues nga ARBK);
- Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
- Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
- Vërtetimin që Biznesi nuk kanë obligime tatimore (nga ATK).
Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:
- Festivale:
- Link i punëve të mëhershme të festivaleve të realizuara;
- Biografi të shkurtra për ekipet e përfshira në projekt;
- Koncepti i festivalit ( të përshkruhen të gjitha detajet e festivalit);
- Numri i pjesëmarrësve/artistëve, kombëtar dhe ndërkombëtare (nësa ka);
2.Mbështetje të aktiviteteve vjetore:
- Link i punëve të mëhershme të organizatës;
- Biografi të shkurtra për individët/ekipet e përfshira në projekt;
- Plani i punës për vitin aplikues ( Të përshkruhen detajet e gjitha aktiviteteve);
3. Muzikë:
- Link i punëve të mëhershme të artistit-es, i-e cila aplikon ose që është bartës-s i-e projektit.
- Ekipi kreativ me bio të shkurta (vokalist/ja, muzikantët/ja, kompozitori-ja);
- Teksti i këngës (nëse është e aplikueshme);
- Sinopsisi i video klipit (kur aplikohet për video klip);
- Koncepti regjisorial (kur aplikohet për video klip);
- Punë të mëhershme të regjisorit-es (kur aplikohet për video klip).
4. Shoqëri Kulturo- Artistike:
- a. Link i punëve të mëhershme të SHKA-ve;
- b. Biografi të shkurtër për ekipet e përfshira në projekt;
- c. Koncepti i programit artistik( Përshkrim i detajuar );
- d. Ftesa/marrëveshja (kur aplikohet për pjesëmarrje në aktivitete).
5. Trashëgimi kulturore dhe turizëm:
- Portfolio e organizatës me punë të ngjashme ose linqe të punëve të ngjashme
- të autorit-es;
- Projekt propozim (Preferohet që në projekt të ketë profesionist të fushës së trashëgimisë dhe të turizmit ) ;
- Koncepti vizuel (aty ku është e zbatueshme);
- Ftesa/marrëveshja (kur aplikohet për pjesëmarrje në aktivitete dhe hulumtime);
Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 05.04.2022 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/ .
Për ndihmë shtesë lidhur me mënyrën e aplikimit ju lutem klikoni në vegzën https://www.youtube.com/watch?v=yZezaoKdi4E
Veprimtaritë