Thirrja për Kulturë_T.Q.P "Dodona"

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF- NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

                                                                        THIRRJE PUBLIKE
Për të gjitha organizatat joqeveritare, bizneset të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare në thirrjen e parë publike të Fazës I-rë 2022 me projektpropozimet për prodhimin e shfaqjeve teatrore, për TEATRIN PËR FËMIJË dhe për SKENËN E MBRËMJES, për repertorin e TQP Dodona.

1.    OJQ-të dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozimet për prodhimin e shfaqjeve teatrore si më poshtë:

a)    Komedi – SKENA E MBRËMJES; 

b)    Dramatizim/adaptim – SKENA E MBRËMJES; 

c)    Dramë – SKENA E MBRËMJES; 

d)    Solo performancë/ monodramë/ stand-up comedy  – SKENA E MBRËMJES; 

e)     Shfaqje për fëmijë (mund të jetë shfaqje vetëm me kukulla, vetëm me aktorë në skenë, apo edhe e kombinuar) - TEATRI PËR FËMIJË.


Lista e dokumenteve që duhet të dorëzohen në këtë thirrje publike


Për shfaqjet e propozuara sipas pikës 1:
    Biografia e autorit/es; 
    Deklarata e autorit/es (që ia jep të drejtën aplikantit për të konkurruar me dramën/veprën e autorit përkatës);
    Sinopsisi i dramës;
    Një pjesë e dramës (p.sh. 10 faqet e para);

    Biografia e regjisorit/es;
    Koncepti regjisorial;
    Biografi të anëtarëve tjerë të ekipit kreativ (nëse janë përzgjedhur);


-     Për Ojq-të:
 Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
 Çertifikata e nr. fiskal;
 Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
 Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJq-së.
 Dëshmia që përfaqësuesit të Ojq-së nuk është nën hetime;


-     Për Biznese:
 Çertifikata e Biznesit(me Numër Unik Identifikues nga ARBK);
 Vërtetimi/Konfirmimi  i  llogarisë  bankare  të  Biznesit  (nuk  pranohet kopje e kartelës bankare);
 Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
 Dëshmia që përfaqësuesit të Biznesit nuk është nën hetime;

2.    Vlera e përgjithshme e planifikuar për këtë thirrje është 50,000.00€ (Euro).
         Shuma maksimale për një projekt është 16,000.00€ (euro).

          Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 22.04.2022 deri më 20.05.2022.

          Periudha e zbatimit të projektit është deri më 31.12.2022.

3.    Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:

-    Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;

-    OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;

-    OJQ-të dhe bizneset mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;

-    OJQ-të dhe bizneset, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;

-    Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;

-    OJQ-të dhe bizneset mund të aplikojnë për subvencione vetëm për prodhimin e njërës nga shfaqjet sipas pikës 1, nën a, b, c, d apo e.

-    Për të gjitha projekt propozimet për shfaqjet, duhet të planifikohen edhe aktorët rezidentë të TQP Dodona;
-    OJQ-të dhe bizneset nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.
-     Si  dhe  kufizimet  e  parapara  me  rregulloren për  subvencione  në  Komunën  ePrishtinës.

      4.   Propozimet   dhe   dokumentet   e   kompletuara   duhet   të   dorëzohen   vetëm   përmes aplikacionit  online,  në  dispozicion  në  faqen  e  internetit  të  Komunës  së  Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/
Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet  nuk  pranohen  pas  mbylljes  së  thirrjes  publike.  Ngarkimi  i  dokumentit  të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit. Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.


Të  gjithë  aplikantët  të  cilët  kanë  ndërruar  të  dhënat  e  tyre  duhet  të  sigurohen  që  t’i përditësojnë  informatat  e  tyre  në  sistem  gjatë  periudhës  së  afatit  të  aplikimit  për subvencione .

Do  të  konsiderohen  për  mbështetje  financiare  vetëm  projektet  që  janë  pranuar  brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Procesi  i  pranimit,  hapjes  dhe  shqyrtimit  të  aplikacioneve,  vlerësimit  të  aplikacioneve, kontraktimi,  dhënia  e  fondeve,  koha  dhe  mënyra  e  parashtrimit  të ankesave,  trajtimi  i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në  Rregulloren për subvencione.

Të  gjitha  çështjet  që  lidhen  me  thirrjen  publike  mund  të  sqarohen  vetëm  në  mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, dhe në numrin e telefonit  +383 38226417.  Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 10.05.2022.    

Afati  për  dorëzimin  e  propozimeve  është  deri  më 20.05.2022  përmes  aplikacionit  online,  në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/ .

Për ndihmë shtesë lidhur me mënyrën e aplikimit ju lutem klikoni në vegzën https://www.youtube.com/watch?v=yZezaoKdi4E

Veprimtaritë

Data e fillimit: 22.04.2022 16:00
Data e mbarimit: 20.05.2022 16:00

Apliko