Thirrje publike Për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekt propozimeve të Individëve, Klubeve, Shoqatave dhe OJQ-ve për organizimin e aktiviteteve sportive dhe rinore në Komunën e Prishtinës

 

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekt propozimeve të  Individëve, Klubeve, Shoqatave dhe OJQ-ve për organizimin e aktiviteteve sportive dhe rinore në Komunën e Prishtinës

 

 

1.Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës u bënë thirrje të gjithë individëve, klubeve, shoqatave e organizatave rinore jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushat sportive dhe rinore, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zhvillimin dhe masivizimin e sportit, projektet rinore, gjithnjë duke u bazuar në politikat programore të Sektorit për Rini dhe Sport, në Komunën e Prishtinës.

 

2. OJQ-të, klubet, shoqatat, individët, në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet propozimet  për organizimin e aktiviteteve rinore - sportive.

 

3.OJQ-të, klubet, shoqatat, individët mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në organizimin e fushave rinore - sportive, përmes aktiviteteve si më poshtë:

  • Promovimi i Vullnetarizmit
  • Integrimi i grupeve rinore dhe atyre të margjinalizuara
  • Fuqizimi i Organizatave Rinore (seminare, trajnime, kurse për aftësimin e të rinjve etj)
  • Edukimi joformal (stimulimi i të miturve për edukim dhe arsim)
  • Qëllimin e kërkesës/projektit,
  • Përshkrimin e aktiviteteve të projektit / plan programit të sezonit pranveror bashkë me   koston e tyre,
  • Kostoja që kërkohet nga Komuna,
  • Rezultatet e arritura në vitin paraprak

 

4.Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 150,000€ (Euro).

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 300 € (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 10,000€ (euro).

5. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune, pra nga dt. 19.03.2018                              dhe përfundon me datën 06.04.2018.

 

6. OJQ-të, klubet, shoqatat, individët mund të aplikojnë vetëm me një projekt. Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike. Individët, klubet, shoqatat,  si dhe  OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushat si të cekura më lartë. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj Komunës së Prishtinës dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiarë publike.


 

7.  Propozimet do të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/

 

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen  vetëm përmes aplikacionit online, në adresën mëposhtme: http://krs.prishtinaonline.com/.

 

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

 

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

 

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net

LISTA E DOKUMENTEVE TË THIRRJES PUBLIKE

FORMULARËT

 Udhëzuesit për aplikantë

 

 Forma e deklaratës për financimin e dyfishtë

 

 Raport narrativ i projektit/programit

 

 Formular i raportit financiar të projektit

 

Informata shtesë:

Afati i fundit për aplikimet 06.04.2018;

Afati i fundit për dërgimin e pyetjeve në lidhje me thirrjen 30.03.2018

Afati i fundit për dërgimin e përgjigjeve për pyetjet që lidhen me thirrjen 03.04.2018

Afati i fundit për publikimin e vendimit për ndarjen e fondeve publike dhe njoftimi aplikantëve (27.04.2018).

 

 

 

 

 

 

 

 

Veprimtaritë

Data e fillimit: 19.03.2018 16:00
Data e mbarimit: 06.04.2018 23:59