Thirrja për Kulturë (FAZA 2/2018)

Njoftohen Institucionet Kulturore Vartëse të Komunës së Prishtinës se thirrja për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekt propozimeve është zgjatur për 10 ditë, nga dt.03.10.2018 deri më dt.13.10.2018.

Të drejtë aplikimi kanë vetëm institucionet Kulturore Vartëse të Komunës së Prishtinës dhe jo kategoritë tjera.

_____________________________________________________________________________________________

 

 

Thirrje publike  për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekt propozimeve të Individëve, Bizneseve dhe OJQ-ve për fushat si Muzikë, Botime, Film, Teatër, si dhe Financim i institucioneve kulturore vartëse të Komunës

Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës u bën thirrje të gjithë individëve, bizneseve organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në kategoritë e përcaktuara sipas linjave buxhetore të ndarë në dy kategori: I. Muzikë, Botime, Film, Teatër, si dhe II. Financim i institucioneve kulturore vartëse të Komunës.

  1. OJQ-të, Individët, Bizneset në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet propozimet për fushat e lartë cekura të kategorisë I. Kurse institucionet kulturore vartëse mund të aplikojnë me projekte në linjën buxhetore sipas kategorisë II.

 

  1. Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 140,000€ (Euro).

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 300 € (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 10,000€ (euro).

  1. Afati i fundit për aplikim është 15 ditë kalendarike, pra nga dt. 10.09.2018 dhe përfundon me datën 25.09.2018.

 

  1. OJQ-të, individët si dhe bizneset mund të aplikojnë vetëm me një projekt. Periudha e zbatimit të projektit është nëntor-qershor (2018-2019).

 

 Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike.

 

OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj Komunës së Prishtinës dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.

 

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen vetëm përmes aplikacionit online, në adresën mëposhtme: http://krs.prishtinaonline.com/.

 

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë dorëzuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

 

Të drejtë aplikimi nuk kanë Individët, Bizneset dhe OJQ-të, aplikacioni i të cilëve nuk është përmbyllur në fazat e më hershme të thirrjeve publike.

 

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net

Palët këshillohen të mos bëjnë thirrje telefonike tek asnjë punëtor i drejtorisë përkatëse apo vizitë në zyrë.

 

Veprimtaritë

Data e fillimit: 10.09.2018 15:30
Data e mbarimit: 13.10.2018 23:59