Thirrja për Kulturë

                                                      

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

                                                                        THIRRJE PUBLIKE

 

Për të gjithë individët, bizneset, organizatat joqeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare.

 

OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozimet  për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:

 

Art vizual – figurativ: krijim i veprës së re, fuqizim i artistëve të rinj, ekspozitë, hulumtim kuratorial, instalime në hapësira publike, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknolgjik;

 

Botime: për fëmijë, për të rinj, romane, tregime, përkthime, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe hulumtime kulturore;

 

Festival: art figurativ, art në hapësira publike, arkitekturë, ekologji, film, letrar, shumë disiplinor, muzikë, folklore, teatër, teknologji informative, vallëzim etj.;

 

 Kinematografi: film dokumentar, filmi i shkurtër, film i animuar, fuqizimi i kinematografëve të rinj, titrim dhe zhvillim skenari;

 

Manifestime: shënimi i datave historike, shënimi i festave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe shënimi i datave të tjera me rëndësi në Komunën e Prishtinës;

 

Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë: aktivitete mujore, fuqizim i krijuesve të rinj, rezidencë artistike, debate, ligjërata dhe hulumtime;

 

Muzikë: kompozim i veprës së re, audio-incizim, koncert, fuqizimi i muzikantëve të rinj, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;

 

Shoqëri kulturoro artistike: mbështetje të aktiviteteve vjetore, blerja e kostumeve, blerja e instrumenteve dhe pjesëmmarje në festivale;

 

Teatër: prodhimi i shfaqjes, promovim dhe pjesëmarrje e shfaqjes në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;

 

Trashëgimi kulturore: fushata vetëdijësimi, pjesëmarrje në aktivitete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, hulumtim, promovim i diversitetit kulturor, turizëm kulturor, platforma informative;  

 

 

Vlera e përgjithshme e planifikuar e thirrjes është 85,000€ (Euro).

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt    individual është 500€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 11,560€ (euro).

 

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 17.09.2019 deri më  08.10.2019.

 

Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit mars 2020.

 

  1. Kriteret për pjesëmarrje në thirjen publike të subvencioneve për kulturë:

 

  • Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;

 

  • Individët, OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;

 

  • Individët të cilët janë residentë të Komunës së Prishtinës;

 

  • OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;

 

  • OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;

 

  • Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;

 

  • OJQ-të, bizneset dhe indivitët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.

 

Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.

 

 

  1. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/

 

 

Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike. Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit.  Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilido variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njejta vlenë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.

 

Të gjithë aplikantët të cilët janë të regjistruar në sistem dhe kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione.

 

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

 

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në  Rregulloren për subvencione.

 

 

 Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net dhe në numrin e telefonit  +383 38226417. Pyetjet mund të bëhen deri me 30.09.2019.

 

Lista e dokumenteve të thirrjes publike

 

  • Për Individ:
  1. Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës/ apo dokument tjetër identifikues valid
  2. Vërtetimin/Konfirmimin e llogarisë bankare të lëshuar nga banka përkatëse (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
  3. Çertifikatën e vendbanimit
  4. Dëshminë se nuk jeni nën hetime.

 

 

  • Për OJQ-të:
    1. Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
    2. Çertifikata e nr. fiskal;
    3. Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    4. Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së.

 

 

 

  • Për Biznese:
    1. Çertifikata e regjishtrimit të biznesit;
    2. Çertifikata e nr. fiskal të biznesit;
    3. Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    4. Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit.

 

Të gjitha dokumentet që nxirren me afat të shkurtër nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 muaj!

 

 

 

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 08.10.2019 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës:  http://krs.prishtinaonline.com/ .

 

Veprimtaritë

Data e fillimit: 17.09.2019 16:00
Data e mbarimit: 10.10.2019 23:59