THIRRJE PËR RINI & SPORT (FAZA I/2021)

Drejtoria për Rini dhe Sport, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve Nr.01-020/01-194101/18, dt.08.08.2018, të Komunës së Prishtinës, si dhe në bazë të rregullores MF NR-04/2017, bënë;

THIRRJE PUBLIKE

Për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekt propozimeve të Klubeve, Shoqatave dhe OJQ-ve, për organizimin e aktiviteteve sportive dhe rinore në Komunën e Prishtinës

1. Drejtoria për Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës u bënë thirrje të gjitha Klubeve, Shoqatave dhe OJQ-ve të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushat sportive dhe rinore, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zhvillimin dhe masivizimin e sportit dhe organizimin rinor gjithnjë duke u bazuar në politikat programore të Drejtorisë për Rini dhe Sport, në Komunën e Prishtinës.

2. Klubet, Shoqatat dhe OJQ-të, në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet propozimet për organizimin e aktiviteteve sportive dhe rinore.

3.Klubet, shoqatat dhe OJQ – të, mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në organizimin e fushave rinore - sportive, përmes aktiviteteve si më poshtë:

  • Masivizim i sportit;
  • Ngritja e kapacitetit në fushën e sportit;
  • Organizime sportive; Promovimi i Vullnetarizmit
  • Integrimi i grupeve rinore dhe atyre të margjinalizuara
  • Fuqizimi i Organizatave Rinore (seminare, trajnime, kurse për aftësimin e të rinjve etj.)
  • Edukimi joformal (stimulimi i të miturve për edukim dhe arsim)

 

4. Vlera totale e planifikuar e thirrjeve për subvencione për këtë vit është 300,000 € (Euro).

Shuma maksimale për një projekt është 6.000 € (euro).

5. Afati për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune, pra nga dt. 21.04.2021 dhe përfundon me datën 11.05.2021 në ora 23:59.

6. Klubet, Shoqatat dhe OJQ-të, mund të aplikojnë vetëm me një projekt. Periudha e zbatimit të projektit është 01.04.2021-31.12.2021.

7. Propozimet do të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/

Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për Sport dhe Rini:

- Klubet, Shoqatat dhe OJQ-të, të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;

- Klubet, Shoqatat dhe OJQ-të, mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;

- Klubet, Shoqatat dhe OJQ-të, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;

- Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete;

-Të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;

- Klubet, Shoqatat dhe OJQ-të, nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme. Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.

- Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë klubet dhe OJQ-të, që janë të regjistruara si OJQ, në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës, po ashtu klubet të cilat janë të regjistruara si klube sportive në Komunën e Prishtinës, të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike.

KLUBET SPORTIVE TË CILAT KANË PROBLEM NË REALIZIMIN E PROJEKTEVE PËR SHKAK TË KUFIZIMEVE NGA GJENDJA PANDEMIKE, GJATË APLIKIMIT MUND TË ORIENTOHEN NË KËRKESA PËR PAJISJE SPORTIVE.

Klubet, Shoqatat dhe OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushat si të cekura më lartë. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuare ndaj Komunës së Prishtinës dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiarë publike.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në Rregulloren për subvencione.

Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike.

Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit. Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.

Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: sportrini.pr@rks-gov.net.

Lista e dokumenteve të thirrjes publike

  • Për OJQ-të:
    • Certifikata e regjistrimit të OJQ-së;
    • Certifikata e nr. fiskal;
    • Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    • Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së.
    • Vërtetimin që OJQ nuk ka obligime tatimore (nga ATK)
    • Deklaratën për financim të dyfishtë (bashkangjitur ne linkun e aplikimit të cilën duhet ta plotesoni dhe bashkangjitni se bashku me dokumentacionet tjera te kerkuara)
  • Për klube/shoqata:
    • Certifikata e regjistrimit të OJQ-së;
    • Certifikata e nr. fiskal;
    • Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    • Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së.
    • Vërtetimin që OJQ/klubi/shoqata nuk ka obligime tatimore (nga ATK)
    • Vendimin e regjistrimit të klubit/shoqatës.
    • Deklaratën për financim të dyfishtë (bashkangjitur ne linkun e aplikimit të cilën duhet ta plotesoni dhe bashkangjitni se bashku me dokumentacionet tjera te kerkuara)

Vërejtje/Kujdes: Të gjitha aplikimet të cilat nuk do të kenë dokumentacionin e kompletuar nuk do të merren parasysh.

DREJTORIA PËR RINI DHE SPORT, DO TË VAZHDOJ PROCEDURAT E REALIZIMIT TË THIRRJES PUBLIKE KONFORM DISPOZITAVE TË PËRCAKTUARA LIGJORE. POR PËR SHKAK TË GJENDJES SË KRIJUAR NGA COVID-19, MËNYRA E REALIZIMIT TE PROCEDURAVE TË THIRRJES PUBLIKE DO TË JETË KONFORM VENDIMEVE TË NIVELIT LOKAL DHE QENDROR.

Veprimtaritë

Data e fillimit: 21.04.2021 08:00
Data e mbarimit: 11.05.2021 23:59