THIRRJE PUBLIKE: Art vizual – figurative, Trashëgimi kulturore dhe turizëm, Shoqëri Kulturore Artistike, Mbështetje të organizatave vjetore dhe operatorëve Kulturorë si dhe Botime

Njoftohen të gjithë të interesuarit, që është zgjatur afati i aplikimit deri më datë 17.05.2026, ora 23:59.

________________________________________________________________________________________________                                                                                                                              Prishtinë, më 24.04.2026   

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

                                                                                THIRRJE PUBLIKE  

Për të gjithë organizatat joqeveritare, individët të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare, për thirrjen publike të vitit 2026.

1.OJQ-të, individët në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projekt propozimet për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:

a)    Art vizual – figurativ: krijim i veprës së re, fuqizim i artistëve të rinj, ekspozitë, hulumtim kuratorial, instalime në hapësira publike, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe invovacion teknolgjik; 

b)    Trashëgimi kulturore dhe turizëm: ciceroni i Prishtinës, fushata vetëdijësimi, pjesëmarrje në aktivitete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, hulumtim i trashëgimisë kulturore në Komunën e Prishtinës, promovim i diversitetit në Komunën e Prishtinës, turizëm kulturor në Komunën e Prishtinës, platforma informative dhe inovacioni teknologjik; 

c)    Shoqëri kulturoro -artistike: mbështetje të aktiviteteve vjetore, blerja e kostumeve, blerja e instrumenteve dhe pjesëmmarje në festivale;

d)    Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë: aktivitete mujore, programe arsimore fuqizim i krijuesve të rinj,  rezidencë artistike, debate, ligjërata dhe hulumtime;

e)    Botime: për fëmijë, për të rinj, romane, tregime, përkthime, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe hulumtime kulturore; 

2. OBJEKTIVAT E THIRRJES DHE PRIORITETET PËR NDARJEN E FONDEVE

Objektivi/objektivat e përgjithshme të kësaj thirrje janë që Komuna e Prishtinës të ofrojë përkrahje për individët dhe OJQ, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, dhe ofron mbështetjen e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.

Objektivat specifike të thirrjes janë:
1.    Të fuqizohen krijuesit e pavarur dhe krijuesit e rinj që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
2.    Të prodhohen punë të reja kulturore/artistike;
3.    Të ketë shtrirje të gjerë dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në jetën kulturore/artistike në Komunën e Prishtinës;
4.    Të sigurohet mbështetje për institucionet e pavarura kulturore që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
5.    Të mbështetet puna në grupe dhe bashkëpunimi ndër-disiplinar dhe ndër sektorial;
6.    Të përkrahën punë me përmbajtje kritike, të cilat synojnë të sfidojnë pabarazi sociale dhe ekonomike;
7.    Të përkrahen punë me përmbajtje Feministe;
8.    Të stimulohet inovacioni teknologjik në të gjitha fushat kulturore/artistike;
9.    Të inkurajohen personat me nevoja të veçanta për pjesëmarrje dhe prodhim në sektorin e artistik dhe kulturor.

Vlera e planifikuar për të dy thirrjet është 800,000.00 € .
            Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt    individual është 500€, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 19,000.00€.
Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 24.04.2026 deri më  10.05.2026.
Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2026.

1.    Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:
-    Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
-    OJQ-të  të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës; 
-    Individët të cilët janë rezident të Komunës së Prishtinës;
-    OJQ-të dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
-    OJQ-të dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje; 
-    Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
-    OJQ-të dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.
-    Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.

2.    Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/ 

•    Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. 
•    Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike.
•     Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit. 
•     Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlenë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.
•    Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione . 
•    Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në konform legjislacionit në fuqi. 

       Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net,. Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 04.04.2026.

Lista e dokumenteve të detyrueshme të thirrjes publike

Aplikacioni online

Për individ:
    Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës
    Vërtetimin/ Konfirmimin e llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    Çertifikaten/ Vërtetimin e vendbanimit (merret në zyrat e gjendjes civile apo në bashkësi lokale);
    Deklaratë për financimin e dyfishtë.

Për OJQ-të:
    Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
    Çertifikata e nr. fiskal;
    Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së;
    Vërtetimin që OJQ- nuk kanë obligime tatimore (nga ATK);
    Deklaratë për financimin e dyfishtë.

Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:
 1. Art Figurativ:
•    Portfolio e artistit/es/kolektivit;
•    Prezentim i punimeve që kanë me u ekspozu;
+ (Për instalacione/skulptura/intervenime ne hapësirë publike);
•    Koncepti vizual i veprës;
•    Pëlqimi paraprak prej drejtorisë për shërbime publike për lokacionin e veprës.
  
      2.Trashëgimi kulturore dhe turizëm:
•    Portfolio e organizatës me punë të ngjashme ose linqe të punëve të ngjashme të autorit-es;
•    Projekt propozim (Preferohet që në projekt të ketë profesionist të fushës së trashëgimisë dhe të turizmit ) ;
•    Koncepti vizuel (aty ku është e zbatueshme);
•      Ftesa/marrëveshja (kur aplikohet për pjesëmarrje në aktivitete dhe hulumtime);
       3.Shoqëri Kulturo- Artistike:
•    Link i punëve të mëhershme të SHKA-ve;
•    Biografi të shkurtër për ekipet e  përfshira në projekt;
•    Koncepti i programit artistik( Përshkrim i detajuar );
•    Ftesa/marrëveshja (kur aplikohet për pjesëmarrje në aktivitete).

  4.Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve  kulturorë:
a)    Link i punëve të mëhershme të organizatës;
b)    Biografi të shkurtra për  individët/ekipet e  përfshira në projekt;
c)    Plani i punës për vitin aplikues (Të përshkruhen detajet e gjitha aktiviteteve);
  5. Botime:
a) Biografia e autorit/es;
d)     Recensioni;
e)     Një pjesë e veprës që do të botohet  (Nëse ka ilustrime për fëmijë);
f)      Prezantim i ilustrimeve;
g)     (Nëse ka) Marrëveshje e nënshkruar me shtëpinë botuese.

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 10.05.2026 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/ .

Për ndihmë shtesë lidhur me mënyrën e aplikimit ju lutem klikoni në vegzën https://www.youtube.com/watch?v=yZezaoKdi4E


 

Veprimtaritë

Data e fillimit: 24.04.26 14:30
Data e mbarimit: 17.05.26 23:59

Dokument: UDHEZU~2.DOC.pdf