Thirrja për Kulturë_T.Q.P "Dodona"
Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës, në bazë të Rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës, dhe të Rregullores MF - nr. 04/2017, për kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik për OJQ-të, hap
THIRRJE PUBLIKE
Për të gjitha organizatat joqeveritare, bizneset e regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare në thirrjen publike për projektpropozimet për prodhimin e shfaqjeve teatrore, për TEATRIN PËR FËMIJË dhe për SKENËN E MBRËMJES, për repertorin e teatrit të qytetit të Prishtinës “Dodona”.
- OJQ-të dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozime për prodhimin e shfaqjeve teatrore, si më poshtë:
a) Komedi – autor shqiptar – SKENA E MBRËMJES;
b)Dramë – dramatizim i ndonjë tregimi, poezie, epi ose i çfarëdo gjinie letrare nga letërsia shqipe – autor shqiptar – SKENA E MBRËMJES;
c)Dramë – autor i huaj – SKENA E MBRËMJES;
d) Solo performancë – monodramë, stand up comedy, apo çfarëdo performancë tjetër “one man show” – SKENA E MBRËMJES;
e)Shfaqje për fëmijë – autor shqiptar ose i huaj (mund të jetë shfaqje vetëm me kukulla, vetëm me aktorë në skenë, apo edhe e kombinuar) - TEATRI PËR FËMIJË.
Lista e dokumenteve që duhet të dorëzohen sipas thirrjes publike
Për shfaqjet e propozuara sipas pikës 1, dokumentet specifike janë:
- Biografia e autorit/es;
- Deklarata e autorit/es (që ia jep të drejtën aplikantit për të konkurruar me dramën/veprën e autorit përkatës);
- Sinopsisi i dramës;
- Një pjesë e dramës (p.sh. 10 faqet e para);
- Biografia e regjisorit/es;
- Koncepti regjisorial;
- Biografi të anëtarëve të tjerë të ekipit kreativ (nëse janë përzgjedhur).
Dokumentet e obligueshme:
- Për OJQ-të:
- Certifikata e regjistrimit të OJQ-së;
- Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak.
- Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së;
- Vërtetimi/konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
- Certifikata e nr. fiskal;
- Për biznese:
- Certifikata e biznesit;
- Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak.
- Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të biznesit;
- Vërtetimi/konfirmimi i llogarisë bankare të biznesit (nuk pranohet kopja e kartelës bankare);
- Certifikata e nr. fiskal të biznesit;
2.Vlera e përgjithshme e planifikuar për këtë thirrje është 50,000.00€ (Euro).
Shuma maksimale për një projekt është 13,000.00€ (euro).
Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 10.09.2020 deri më 30.09.2020.
3. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:
- Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset, të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
- OJQ-të dhe bizneset, të cilat veprojnë në komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në komunën e Prishtinës;
- OJQ-të dhe bizneset mund të subvencionohen nga Komuna e Prishtinës vetëm një herë brenda vitit;
- OJQ-të dhe bizneset, të cilët nuk e kanë përmbyllur raportin e subvencioneve të viteve paraprake, nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
- OJQ-të dhe bizneset, të cilat nuk kanë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete (për të njëjtat linja buxhetore);
- Duhet të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit në Republikën e Kosovës;
- OJQ-të dhe bizneset mund të aplikojnë për subvencione vetëm për prodhimin e njërës nga shfaqjet, sipas pikës 1, nën a, b, c, d apo e;
- Për të gjitha shfaqjet sipas pikës 1, mund të planifikohen edhe 4 aktorët rezidentë të TQP “Dodona” (përveç aktorëve të mundshëm të jashtëm);
- OJQ-të dhe bizneset nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme;
- Si dhe kufizimet e parapara sipas Rregullores për subvencione në Komunën e Prishtinës.
4. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/ .
- Aplikacionet të cilat nuk e kanë të kompletuar dokumentacionin e obligueshëm, do të diskualifikohen;
- Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike;
- Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë, konsiderohet si mungesë e dokumentit;
- Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlen edhe për ndryshim të xhirollogarisë;
- Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre, duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione. Kontrata do të gjenerohet nga sistemi, andaj të dhënat e sistemit reflektohen në kontratë.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në Rregulloren për subvencione.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike, mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, dhe në numrin e telefonit +383 38226417. Pyetjet mund të bëhet deri më 25.09.2020.
Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 30.09.2020, përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/ .
Veprimtaritë