Thirrja për Kulturë: Art vizual – figurativ, Botime, Kinematografi, Teatër

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

 

                                                                          THIRRJE PUBLIKE

 

Për të gjitha organizatat joqeveritare, individët, bizneset të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare në thirrjen e parë publike të Fazës së I-rë 2020.

 

  1. OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozimet  për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:

 

- Art vizual – figurativ: krijim i veprës së re, fuqizim i artistëve të rinj, ekspozitë, hulumtim kuratorial, instalime në hapësira publike, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe invovacion teknolgjik;

 

- Botime: për fëmijë, për të rinj, romane, tregime, përkthime, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe hulumtime kulturore;

 

- Kinematografi: film dokumentar, filmi i shkurtër, film i animuar, fuqizimi i kinematografëve të rinj, titrim dhe zhvillim skenari;

 

- Teatër: prodhimi i shfaqjes, promovim dhe pjesëmarrje e shfaqjes në festival kombëtare dhe ndërkombëtare, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;

 

 

 

Vlera e përgjithshme e planifikuar e të dy thirrjeve për Fazën e I-rë  është 350,000.00€ (Euro).

            Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt    individual është 500€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 13,000.00€ (euro).

 

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 23.01.2020 deri më  13.02.2020.

 

Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2020.

 

Kriteret për pjesëmarrje në thirjen publike të subvencioneve për kulturë:

 

  • Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;

 

  • OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;

 

  • Individët të cilët janë residentë të Komunës së Prishtinës;

 

  • OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;

 

  • OJQ-të dhe bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;

 

  • Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;

 

  • Për të gjitha projektet që planifikohet të realizohen në shkollat e Komunës së Prishtinës apo me nxënësit e shkollave të Komunës së Prishtinës, paraprakisht duhet të merret pëlqim në Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) për zhvillimin e projektit.

 

 

  • OJQ-të, bizneset dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.

 

 

  • Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.

 

 

 

  1. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/

 

 

Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike. Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit.  Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.

 

Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione .

 

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

 

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në  Rregulloren për subvencione.

 

 

 

 

       Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, dhe në numrin e telefonit  +383 38226417.  Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 07.02.2020.

 

 

Lista e dokumenteve të thirrjes publike

 

  • Për individ:
  1. Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës
  2. Vërtetimin/ Konfirmimin e llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
  3. Çertifikaten e vendbanimit
  4. Dëshminë që nuk jeni nën hetime

 

  • Për Ojq-të:
    1. Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
    2. Çertifikata e nr. fiskal;
    3. Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Ojq-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    4. Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJq-së.
    5. Dëshmia që përfaqësuesi i Ojq-së nuk është nën hetime;

 

  • Për Biznese:
    1. Çertifikata e Biznesit;
    2. Çertifikata e nr. fiskal të Biznesit;
    3. Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    4. Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
    5. Dëshmia që përfaqësuesi i Biznesit nuk është nën hetime;

 

 

 

 

 

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 13.02.2020 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/ .

Vërejte:  Bartja  e mjeteve financiare në xhirollogarinë e përfitueseve do të realizohet gjatë vitit 2020.

 

 

Veprimtaritë

Data e fillimit: 23.01.2020 16:00
Data e mbarimit: 13.02.2020 23:59