T H I R R J A PËR KULTURË: Muzikë, Botime, Teatër
Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë
THIRRJE PUBLIKE
Për të gjitha organizatat joqeveritare, individët, bizneset e regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare në thirrjen publike të Fazës së II-të 2021.
1. OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozimet për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:
a) Muzikë: kompozim i veprës së re, audio-incizim, album muzikor, koncert, hulumtim në fushën e muzikës, fuqizimi i muzikantëve të rinj, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;
b)Botime: për fëmijë, për të rinj, romane, tregime, përkthime, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe hulumtime kulturore;
c)Teatër: prodhimi i shfaqjes, promovim dhe pjesëmarrje e shfaqjes në festival kombëtare dhe ndërkombëtare, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik.
2 Objektivi/objektivat e përgjithshme të kësaj thirrje janë, që Komuna e Prishtinës të ofrojë përkrahje për biznese, OJQ, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, dhe ofron mbështetjen e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.
- Të fuqizohen krijuesit e pavarur dhe krijuesit e rinj që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
- Të prodhohen punë të reja kulturore/artistike;
- Të ketë shtrirje të gjerë dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në jetën kulturore/artistike në Komunën e Prishtinës;
- Të sigurohet mbështetje për institucionet e pavarura kulturore që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
- Të mbështetet puna në grupe dhe bashkëpunimi ndër-disiplinar dhe ndër sektorial;
- Të përkrahën punë me përmbajtje kritike, të cilat synojnë të sfidojnë pabarazi sociale dhe ekonomike;
- Të përkrahen punë me përmbajtje Feministe;
- Të stimulohet inovacioni teknologjik në të gjitha fushat kulturore/artistike;
- Të inkurajohen personat me nevoja të veçanta për pjesëmarrje dhe prodhim në sektorin e artistik dhe kulturor
3. Vlera e përgjithshme e planifikuar për Fazën e II-të është 100,000.00€ (Euro).
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për një projekt është 500.00€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 14,000.00€ (euro).
Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 14.09.2021 deri më 04.10.2021, ora 23:59.
Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2021 (me mundësi vazhdimi).
4. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:
- Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
- OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
- Individët të cilët janë banor rezidentë të Komunës së Prishtinës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
- OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete (për të njejtat linja buxhetore);
- Duhet të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi parandalimin e konfliktit të interesit në Republikën e Kosovës;
- Si dhe kufizimet tjera të cilat janë parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.
5. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/
- Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e detyrueshëm të kompletuar do të diskualifikohen;
- Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike;
- Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit;
- Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë;
- Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione. Kontrata do të gjenerohen nga sistemi andaj të dhënat e sistemit reflektohen në kontratë.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumentacionit dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në Rregulloren për subvencione.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net; dhe në numrin e telefonit +383 38226417. Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 23.09.2021.
Lista e dokumenteve të detyrueshme të thirrjes publike
- Aplikacioni online;
- Për individ:
- Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës
- Vërtetimi/ Konfirmimi i llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
- Çertifikata e vendbanimit
- Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;
- Për Ojq-të:
- Çertifikata e regjistrimit e OJQ-së;
- Çertifikata e nr. fiskal;
- Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
- Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës së përfaqësuesit të OJQ-së.
- Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;
- Për Biznese:
- Çertifikata e Biznesit me Numër Unik Identifikues;
- Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
- Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
- Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;
Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:
1. Muzikë
A. Link i punëve të mëhershme të artistit-es, i-e cila aplikon ose që është
bartës-s i-e projektit.
B. Ekipi kreativ me bio të shkurta (vokalist/ja, muzikantët/ja, kompozitori-ja);
C. Teksti i këngës (nëse ështe e aplikueshme);
D. Sinopsisi i video klipit (kur aplikohet për video klip);
E. Koncepti regjisorial (kur aplikohet për video klip);
F. Punë të mëhershme të regjisorit-es (kur aplikohet për video klip).
2. Botime:
A. Biografia e autorit/es;
B. Recenzioni;
C. Një pjesë e veprës që do të botohet (Nëse ka ilustrime për femijë);
D. Prezentim i ilustrimeve;
E. Marrëveshje e nënshkruar me shtepinë botuese (Nëse ka).
3. Teatër:
- Biografia e regjisorit/es;
- Biografia e autorit/es (nëse janë autorë vendorë);
- Koncepti regjisorial;
- Sinopsisi i dramës;
- Një pjesë e dramës (p.sh. 10 faqet e para);
- (Nëse ka) Marrëveshje e nënshkruar me teatrin.
Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 04.10.2021 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/
Veprimtaritë