THIRRJA PËR KULTURË: ART VIZUAL – FIGURATIV, BOTIME, TRASHËGIMI KULTURORE DHE TURIZËM, MANIFESTIME

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

                                                                          THIRRJE PUBLIKE 

Për të gjitha organizatat joqeveritare, individët, bizneset të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare të Fazës së II-të 2022.

1.    OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projekt propozimet  për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:

a) Art vizual – figurativ: krijim i veprës së re, fuqizim i artistëve të rinj, ekspozitë, hulumtim kuratorial, instalime në hapësira publike, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe invovacion teknolgjik; 

b) Botime: për fëmijë, për të rinj, romane, tregime, përkthime, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe hulumtime kulturore; 

c) Trashëgimi kulturore dhe turizëm: fushata vetëdijësimi, pjesëmarrje në aktivitete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, hulumtim, dokumentim, interpretim, promovim i diversitetit kulturor, turizëm kulturor, platforma informative; 

d) Manifesitme: shënim i datave historike, shënim i festave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe shënim i datave të tjera me rëndësi në komunën e Prishtinës. 


2.    OBJEKTIVAT E THIRRJES DHE PRIORITETET PËR NDARJEN E FONDEVE


Objektivi/objektivat e përgjithshme të kësaj thirrje janë, që Komuna e Prishtinës të ofrojë përkrahje për  biznese, OJQ,  programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, dhe ofron mbështetjen e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.

Objektivat specifike të thirrjes janë:
•    Të fuqizohen krijuesit e pavarur dhe krijuesit e rinj që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
•    Të prodhohen punë të reja kulturore/artistike;
•    Të ketë shtrirje të gjerë dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në jetën kulturore/artistike në Komunën e Prishtinës;
•    Të sigurohet mbështetje për institucionet e pavarura kulturore që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
•    Të mbështetet puna në grupe dhe bashkëpunimi ndër-disiplinar dhe ndër sektorial;
•    Të përkrahën punë me përmbajtje kritike, të cilat synojnë të sfidojnë pabarazi sociale dhe ekonomike;
•    Të përkrahen punë me përmbajtje Feministe;
•    Të stimulohet inovacioni teknologjik në të gjitha fushat kulturore/artistike;
•    Të inkurajohen personat me nevoja të veçanta për pjesëmarrje dhe prodhim në sektorin e artistik dhe kulturor.

3.    Vlera e përgjithshme e planifikuar  për Fazën e II-të  është 150,000.00€ (Euro).

 

 Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt    individual është 500.00€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 16,000.00€ (euro).

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 14.10.2022 deri më 30.10.2022.

Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit Mars 2023.

Vërejtje: Nuk kanë të drejte aplikimi, përfituesit e fazës së I-rë 2022

 

4. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:

 

-    Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
-    OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës; 
-    Individët të cilët janë rezident të Komunës së Prishtinës;
-    OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
-    OJQ-të dhe bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje; 
-    Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
-    OJQ-të, bizneset dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.
-    Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.

5.Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/ 

 

Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike. Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit.  Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.
Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione . 

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara konform legjislacionit në fuqi.


Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net,.


 Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 20.10.2022.

 

Lista e dokumenteve të  detyrueshme thirrjes publike

-    Për individ:
    Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës
    Vërtetimin/ Konfirmimin e llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    Çertifikaten/ Vërtetimin e vendbanimit (merret në zyrat e gjendjes civile apo në bashkësi lokale);


-    Për Ojq-të:
    Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
    Çertifikata e nr. fiskal;
    Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Ojq-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së.
    Vërtetimin që OJQ  nuk kanë obligime tatimore (nga ATK).

-    Për Biznese:
    Çertifikata e Biznesit (me Numër Unik Identifikues nga ARBK);
    Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
    Vërtetimin që Biznesi nuk kanë obligime tatimore (nga ATK).

Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:

1. Art Figurativ:
•    Portfolio e artistit/es/kolektivit;
•    Prezentim i punimeve që kanë me u ekspozu;
•    + (Për instalacione/skulptura/intervenime ne hapësirë publike);
•    Koncepti vizual i veprës;
•    Pëlqimi paraprak prej drejtorisë për shërbime publike për lokacionin e veprës.
2. Botime:
•    Biografia e autorit/es;
•    Recenzioni;
•    Një pjesë e veprës që do të botohet  (Nëse ka ilustrime për fëmijë);
•    Prezantim i ilustrimeve;
•    (Nëse ka) Marrëveshje e nënshkruar me shtëpinë botuese.

3. Trashëgimi kulturore dhe turizëm:
•    Portfolio e organizatës me punë të ngjashme ose linqe të punëve të ngjashme 
•    të autorit-es;
•    Projekt propozim (Preferohet që në projekt të ketë profesionist të fushës së trashëgimisë dhe të turizmit ) ;
•    Koncepti vizuel (aty ku është e zbatueshme);
•    Ftesa/marrëveshja (kur aplikohet për pjesëmarrje në aktivitete dhe hulumtime);

4. Manifestime

•    Link i punëve të mëhershme të aplikuesëve;
•    Biografi të shkurtër për ekipet e  përfshira në projekt;
•    Koncepti i programit artistik( Përshkrim i detajuar ). 
•    Sinopsis (aty ku është e zbatueshme).


Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 30.10.2022 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/ .

Për ndihmë shtesë lidhur me mënyrën e aplikimit ju lutem klikoni në vegzën https://www.youtube.com/watch?v=yZezaoKdi4E
 

Veprimtaritë

Data e fillimit: 14.10.2022 16:00
Data e mbarimit: 30.10.2022 23:59