THIRRJE PUBLIKE: Art vizual – figurative, Trashëgimi kulturore dhe turizëm, Shoqëri Kulturore Artistike, Mbështetje të organizatave vjetore dhe operatorëve Kulturorë si dhe Botime
Njoftohen të gjithë të interesuarit, që është zgjatur afati i aplikimit deri më datë 28.04.2024, ora 23:59.
___________________________________________________________________________________________
Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë
THIRRJE PUBLIKE
Për të gjitha organizatat joqeveritare, individët, bizneset të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare për thirrjen publike të vitit 2024.
1. OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projekt propozimet për organizimin e aktiviteteve kulturore për kategoritë si më poshtë:
a) Art vizual – figurativ: krijim i veprës së re, fuqizim i artistëve të rinj, ekspozitë, hulumtim kuratorial, instalime në hapësira publike, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe invovacion teknolgjik;
b) Trashëgimi kulturore dhe turizëm: fushata vetëdijësimi, pjesëmarrje në aktivitete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, hulumtim, dokumentim, interpretim, promovim i diversitetit kulturor, turizëm kulturor, platforma informative;
c) Shoqëri kulturoro -artistike: mbështetje të aktiviteteve vjetore, blerja e kostumeve, blerja e instrumenteve dhe pjesëmmarje në festivale;
d) Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë: aktivitete mujore, fuqizim i krijuesve të rinj, rezidencë artistike, debate, ligjërata dhe hulumtime;
e) Botime: për fëmijë, për të rinj, romane, tregime, përkthime, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe hulumtime kulturore;
2. OBJEKTIVAT E THIRRJES DHE PRIORITETET PËR NDARJEN E FONDEVE
Objektivi/objektivat e përgjithshme të kësaj thirrje janë, që Komuna e Prishtinës të ofrojë përkrahje për biznese, OJQ, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, dhe ofron mbështetjen e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.
Objektivat specifike të thirrjes janë:
• Të fuqizohen krijuesit e pavarur dhe krijuesit e rinj që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
• Të prodhohen punë të reja kulturore/artistike;
• Të ketë shtrirje të gjerë dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në jetën kulturore/artistike në Komunën e Prishtinës;
• Të sigurohet mbështetje për institucionet e pavarura kulturore që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
• Të mbështetet puna në grupe dhe bashkëpunimi ndër-disiplinar dhe ndër sektorial;
• Të përkrahën punë me përmbajtje kritike, të cilat synojnë të sfidojnë pabarazi sociale dhe ekonomike;
• Të përkrahen punë me përmbajtje Feministe;
• Të stimulohet inovacioni teknologjik në të gjitha fushat kulturore/artistike;
• Të inkurajohen personat me nevoja të veçanta për pjesëmarrje dhe prodhim në sektorin e artistik dhe kulturor.
3. Vlera e përgjithshme e planifikuar për vitin 2024 (për dy thirrjet) është 750,000.00€.
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 500.00€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 16,500.00€ (euro).
Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 29.03.2024 deri më 24.04.2024.
Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit Dhjetor 2024.
4. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:
- Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
- OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
- Individët të cilët janë rezident të Komunës së Prishtinës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
- OJQ-të dhe bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë dorëzuar raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
- Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete;
- dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.
- Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.
5. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/
• Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen.
• Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike.
• Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit.
• Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikuesit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.
• Të gjithë aplikuesit të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione .
• Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara komfor legjislacionit në fuqi.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net,.
Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 15.04.2024.
Lista e dokumenteve të detyrueshme thirrjes publike
- Për individ:
Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës
Vërtetimin/ Konfirmimin e llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
Çertifikatën/ Vërtetimin e vendbanimit (merret në zyrat e gjendjes civile apo në bashkësi lokale);
- Për Ojq-të:
Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
Çertifikata e nr. fiskal;
Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Ojq-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së.
Vërtetimin që OJQ nuk kanë obligime tatimore (nga ATK).
- Për Biznese:
Çertifikata e Biznesit (me Numër Unik Identifikues nga ARBK);
Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
Vërtetimin që Biznesi nuk kanë obligime tatimore (nga ATK).
Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:
1. Art Figurativ:
• Portfolio e artistit/es/kolektivit;
• Prezantim i punimeve që do të ekspozohen;
+ (Për instalacione/skulptura/intervenime ne hapësirë publike);
• Koncepti vizual i veprës;
• Pëlqimi paraprak prej drejtorisë për shërbime publike për lokacionin e veprës.
2. Trashëgimi kulturore dhe turizëm:
• Portfolio e organizatës me punë të ngjashme ose linqe të punëve të ngjashme të autorit-es;
• Projekt propozim (Preferohet që në projekt të ketë profesionist të fushës së trashëgimisë dhe të turizmit ) ;
• Koncepti vizuel (aty ku është e zbatueshme);
• Ftesa/marrëveshja (kur aplikohet për pjesëmarrje në aktivitete dhe hulumtime);
3. Shoqëri Kulturo- Artistike:
• Link i punëve të mëhershme të SHKA-ve;
• Biografi të shkurtër për ekipet e përfshira në projekt;
• Koncepti i programit artistik( Përshkrim i detajuar );
• Ftesa/marrëveshja (kur aplikohet për pjesëmarrje në aktivitete).
4. Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë:
a) Link i punëve të mëhershme të organizatës;
b) Biografi të shkurtra për individët/ekipet e përfshira në projekt;
c) Plani i punës për vitin aplikues (Të përshkruhen detajet e gjitha aktiviteteve);
5. Botime:
a) Biografia e autorit/es;
d) Recensioni;
e) Një pjesë e veprës që do të botohet (Nëse ka ilustrime për fëmijë);
f) Prezantim i ilustrimeve;
g) (Nëse ka) Marrëveshje e nënshkruar me shtëpinë botuese.
Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 24.04.2024 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/ .
Për ndihmë shtesë lidhur me mënyrën e aplikimit ju lutem klikoni në vegzën https://www.youtube.com/watch?v=yZezaoKdi4E
Veprimtaritë