THIRRJE PUBLIKE: ORGANIZIME

 

 

                                                                                                                            Prishtinë, më 17.06.2026  

 

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

                                                                 THIRRJE PUBLIKE  

 

Për të gjithë organizatat joqeveritare, individët të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare, për thirrjen publike të vitit 2026.

1.OJQ-të, individët në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projekt propozimet për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:

 

  1. Organizim: performancë, trajnim, punëtori, debat, tryezë, ligjeratë, simpozium dhe konferencë;

 

 

1. OBJEKTIVAT E THIRRJES DHE PRIORITETET PËR NDARJEN E FONDEVE

 

Objektivi/objektivat e përgjithshme të kësaj thirrje janë që Komuna e Prishtinës të ofrojë përkrahje për individët dhe OJQ, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, dhe ofron mbështetjen e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.

 

Objektivat specifike të thirrjes janë:

  1. Të fuqizohen krijuesit e pavarur dhe krijuesit e rinj që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
  2. Të prodhohen punë të reja kulturore/artistike;
  3. Të ketë shtrirje të gjerë dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në jetën kulturore/artistike në Komunën e Prishtinës;
  4. Të sigurohet mbështetje për institucionet e pavarura kulturore që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
  5. Të mbështetet puna në grupe dhe bashkëpunimi ndër-disiplinar dhe ndër sektorial;
  6. Të përkrahën punë me përmbajtje kritike, të cilat synojnë të sfidojnë pabarazi sociale dhe ekonomike;
  7. Të përkrahen punë me përmbajtje Feministe;
  8. Të stimulohet inovacioni teknologjik në të gjitha fushat kulturore/artistike;
  9. Të inkurajohen personat me nevoja të veçanta për pjesëmarrje dhe prodhim në sektorin e artistik dhe kulturor.

 

  1. Vlera e planifikuar për këtë thirrje është 40,000.00 .

            Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt    individual është 500€, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 19,000.00€.

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 17.06.2026 deri më 02.07.2026.

Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2026.

 

3.Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:

  • Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
  • OJQ-të  të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
  • Individët të cilët janë rezident të Komunës së Prishtinës;
  • OJQ-të dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
  • OJQ-të dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
  • Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
  • OJQ-të dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.
  • Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.

 

  1. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/

 

  • Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen.
  • Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike.
  •  Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit.
  •  Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlenë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.
  • Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione .
  • Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

 

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në konform legjislacionit në fuqi.

 

       Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net,. Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 26.06.2026.

 

Lista e dokumenteve të detyrueshme të thirrjes publike

 

  • Aplikacioni online

 

  • Për individ:
  1. Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës
  2. Vërtetimin/ Konfirmimin e llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
  3. Çertifikaten/ Vërtetimin e vendbanimit (merret në zyrat e gjendjes civile apo në bashkësi lokale);
  4. Deklaratë për financimin e dyfishtë.

 

 

Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:

 

1. Organizime

  1. Link i punëve të mëhershme të aplikuesëve;
  2. Biografi të shkurtër për ekipet e  përfshira në projekt;
  3. Koncepti i programit artistik( Përshkrim i detajuar ).
  4. Sinopsis (aty ku është e zbatueshme ).

 

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 02.07.2026 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/ .

 

Për ndihmë shtesë lidhur me mënyrën e aplikimit ju lutem klikoni në vegzën https://www.youtube.com/watch?v=yZezaoKdi4E

Veprimtaritë

Data e fillimit: 17.06.26 16:00
Data e mbarimit: 02.07.26 23:59