THIRRJE PUBLIKE: Festivale, Muzikë, Manifestime, Kinematografi dhe Teatër

Njoftohen të gjithë të interesuarit, që është zgjatur afati i aplikimit deri më datë 28.04.2024, ora 23:59.

_______________________________________________________________________________________

 

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

                                                                    THIRRJE PUBLIKE  

Për të gjithë organizatat joqeveritare, individët, bizneset, të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare, për thirrjen publike të vitit 2024.

1.    OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projekt propozimet  për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:

 

a)    Festivale: art figurative, art në hapësira publike, arkitekturë, ekologji, film, letrar, shumë disiplinor, muzikë, folklore, teatër, teknologji informative, vallëzim etj.;
b)    Muzikë: kompozim i veprës së re, audio-incizim, album muzikor, koncert, hulumtim në fushën e muzikës, fuqizimi i muzikantëve të rinj, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik; 

c)    Manifesitme: shënim i datave historike, shënim i festave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe shënim i datave të tjera me rëndësi në komunën e Prishtinës. 

d)    Kinematografi: film dokumentar, filmi i shkurtër, film i animuar, fuqizimi i kinematografëve të rinj, titrim dhe zhvillim skenari;

e)    Teatër: prodhimi i shfaqjes, promovim dhe pjesëmarrje e shfaqjes në festival kombëtare dhe ndërkombëtare, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;

 


2.    OBJEKTIVAT E THIRRJES DHE PRIORITETET PËR NDARJEN E FONDEVE

Objektivi/objektivat e përgjithshme të kësaj thirrje janë që Komuna e Prishtinës të ofrojë përkrahje për  individët, Biznese si dhe OJQ,  programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, dhe ofron mbështetjen e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.

Objektivat specifike të thirrjes janë:
1.    Të fuqizohen krijuesit e pavarur dhe krijuesit e rinj që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
2.    Të prodhohen punë të reja kulturore/artistike;
3.    Të ketë shtrirje të gjerë dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në jetën kulturore/artistike në Komunën e Prishtinës;
4.    Të sigurohet mbështetje për institucionet e pavarura kulturore që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
5.    Të mbështetet puna në grupe dhe bashkëpunimi ndër-disiplinar dhe ndër sektorial;
6.    Të përkrahën punë me përmbajtje kritike, të cilat synojnë të sfidojnë pabarazi sociale dhe ekonomike;
7.    Të përkrahen punë me përmbajtje Feministe;
8.    Të stimulohet inovacioni teknologjik në të gjitha fushat kulturore/artistike;
9.    Të inkurajohen personat me nevoja të veçanta për pjesëmarrje dhe prodhim në sektorin e artistik dhe kulturor.


3.    Vlera e përgjithshme e planifikuar  për vitin 2024 ( për dy thirrjet) është 750,000.00€.
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt    individual është 500€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 16,500.00€ (euro).
Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 29.03.2024 deri më  24.04.2024.
Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2024.

 

4.    Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:
-    Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
-    OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës; 
-    Individët të cilët janë rezident të Komunës së Prishtinës;
-    OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
-    OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje; 
-    Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
-    OJQ-të, bizneset dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.

Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.

5.    Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/ 

•    Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. 
•    Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike.
•     Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit. 
•     Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikuesit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.

•    Të gjithë aplikuesit të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione . 

•    Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në konform legjislacionit në fuqi. 

       Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net,. Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 15.04.2024.

Lista e dokumenteve të detyrueshme të thirrjes publike

-    Aplikacioni online

-    Për individ:

    Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës

    Vërtetimin/ Konfirmimin e llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);

    Çertifikaten/ Vërtetimin e vendbanimit (merret në zyrat e gjendjes civile apo në bashkësi lokale)

-    Për Ojq-të:
    Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
    Çertifikata e nr. fiskal;
    Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së;
    Vërtetimin që OJQ- nuk kanë obligime tatimore (nga ATK).

-    Për Biznese:
    Certifikata e Biznesit (me Numër Unik Identifikues nga ARBK);
    Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
    Vërtetimin që Biznesi nuk kanë obligime tatimore (nga ATK).

Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:

 1. Festivale:
a.    Link i punëve të mëhershme të festivaleve të realizuara;
b.     Biografi të shkurtra për ekipet e  përfshira në projekt;
c.    Koncepti  i festivalit ( të përshkruhen të gjitha detajet e festivalit); 
d.    Numri i pjesëmarrësve/artistëve, kombëtar dhe ndërkombëtare (nësa ka);

  2.  Muzikë:
a.    Link i punëve të mëhershme të artistit-es, i-e cila aplikon ose që është bartës-s i-e projektit.
b.    Ekipi kreativ me bio të shkurta (vokalist/ja, muzikantët/ja, kompozitori-ja);
c.    Teksti i këngës (nëse është e aplikueshme);
d.    Sinopsisi i video klipit (kur aplikohet për video klip);
e.    Koncepti regjisorial (kur aplikohet për video klip);
f.    Punë të mëhershme të regjisorit-es (kur aplikohet për video klip).

3. Manifestime:
a.    Link i punëve të mëhershme të aplikuesëve;
b.    Biografi të shkurtër për ekipet e  përfshira në projekt;
c.    Koncepti i programit artistik( Përshkrim i detajuar ). 
d.    Sinopsis (aty ku është e zbatueshme ).

4. Kinematografi:

1.1    Zhvillim skenari:
a.    Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
b.    CV të autorit/es ose link i punëve te mëhershme të autorit/es;
c.    Sinopsisi;
d.    Një pjesë e skenarit (p.sh. 10 faqe).

1.2 Prodhim filmi artistik

a.    Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
b.    Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore,    DoP -drejtor/ja i fotografisë nëse ka);
c.    Skenari;
d.    Sinopsisi;
e.    Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh i regjisorit/es.

1.3 Prodhim filmi dokumentar

a.    Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
b.    Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore, DoP- drejtor/ja i/e fotografisë nëse ka);
c.    Koncepti i dokumentarit/tritmenti;
d.    Personat/Karakteret kryesor në film dhe përshkrimi i tyne;
e.    Koncepti regjisorial ose/dhe nje video mesazh i regjisorit/es;
f.    Në rast se ka material, një link ku mund të shihet (rreth 5-10min).

1.4 Postproduksion

a.     Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
b.     Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore, DoP- drejtor/ja i/e fotografisë nëse ka);
c.     Skenari;
d.      Sinopsisi;
e.     Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh të regjisorit/es;
f.     Linku i filmit ose një klip prej filmit.

1.5 Animacion
a.    Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
b.    Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, ilustruesi/ja/it, animatorët);
c.    Skenari ose storyboard me përshkrim;
d.    Moodboard ose shembuj të karaktereve dhe stilit të animacionit ose/dhe skica;
e.    Sinopsis;
f.   Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh të regjisorit/es.


   5.  Teatër:
a.    Biografia e regjisorit/es;
b.    Biografia e autorit/es (nëse janë autorë vendorë);
c.    Koncepti regjisorial;
d.    Sinopsisi i dramës;
e.    Një pjesë e dramës (p.sh.10 faqet e para);
f.    (Nëse ka) Marrëveshje e nënshkruar me teatrin.

 

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 24.04.2024 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/ .

Për ndihmë shtesë lidhur me mënyrën e aplikimit ju lutem klikoni në vegzën https://www.youtube.com/watch?v=yZezaoKdi4E

Veprimtaritë

Data e fillimit: 29.03.2024 13:00
Data e mbarimit: 28.04.2024 23:59