Thirrja për Kulturë_T.Q.P "Dodona"

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për  OJQ-të, hapë

                                                                     THIRRJE PUBLIKE  


Për mbështetje financiare të projektpropozimeve për prodhimin e shfaqjeve teatrore për fëmijë dhe për skenën e mbrëmjes në Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”.
Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës, në mbështetje të Rregullores nr. 01-011/01-79067/25 për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës dhe për financimin publik të organizatave joqeveritare (OJQ), të Rregullores MF-Nr. 04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, si dhe të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore të zbatueshme, shpall këtë thirrje publike për mbështetjen financiare të projektpropozimeve për prodhimin e shfaqjeve teatrore që do të bëhen pjesë e repertorit të Teatrit të Qytetit të Prishtinës “Dodona”.
Thirrja u drejtohet organizatave joqeveritare dhe individëve (personave fizikë), në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë thirrje dhe me legjislacionin në fuqi.
1. Fushat e aplikimit
Aplikuesit mund të paraqesin projektpropozime për prodhimin e shfaqjeve teatrore në njërën nga fushat e mëposhtme:
1.1. Komedi – Skena e mbrëmjes;
1.2. Dramë – Skena e mbrëmjes;
1.3. Shfaqje për fëmijë;
Projektpropozimet duhet të jenë të konceptuara për realizim profesional në Teatrin e Qytetit të Prishtinës “DODONA” dhe të kontribuojnë në pasurimin dhe zhvillimin e repertorit të teatrit dhe jetës kulturore të Prishtinës.
2. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
Aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas kategorisë së aplikimit dhe në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë thirrje.
2.1. Dokumentacioni i përbashkët për projektpropozimin (vlenë për të gjithë aplikuesit).
•    Biografia profesionale e autorit/es së veprës;
•    Deklarata e autorit/es ose dokumentacioni përkatës që dëshmon të drejtën për përdorimin, adaptimin dhe vënien në skenë të veprës, sipas legjislacionit në fuqi për të drejtat e autorit;
•    Sinopsisi i veprës dramatike dhe një pjesë përfaqësuese e tekstit, përkatësisht së paku dhjetë (10) faqet e para, kur është e zbatueshme; dhe  dramën komplet nëse këtë e kërkon komisioni vlerësues.
•    Biografia profesionale e regjisorit/es;
•    Koncepti regjisorial, duke përfshirë qasjen artistike dhe mënyrën e realizimit të shfaqjes;
•    Buxheti i detajuar i projektit, me ndarjen e shpenzimeve sipas kategorive përkatëse;
2.2. Dokumentacioni obligativ për organizatat joqeveritare (OJQ)
•    Certifikata e regjistrimit të OJQ-së;
•    Certifikata e numrit fiskal, 
•    Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për gjendjen e obligimeve tatimore, sipas kërkesave të zbatueshme;
•    Vërtetimi ose konfirmimi zyrtar i llogarisë bankare në emër të OJQ-së; (nuk pranohet kopja e kartelës bankare si zëvendësim i këtij dokumenti);
•    Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës së përfaqësuesit të autorizuar të OJQ-së;
•    Deklarata për financim të dyfishtë; 

2.3. Dokumentacioni shtesë për individët (personat fizikë)
•    Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës së aplikuesit;
•    Vërtetimi ose konfirmimi zyrtar i llogarisë bankare në emër të aplikuesit; nuk pranohet kopja e kartelës bankare si zëvendësim i këtij dokumenti;
•    Dëshmia e vendbanimit në Komunën e Prishtinës, 
•    Deklarata për financim të dyfishtë;
3. Vlera e thirrjes dhe afatet
1.    Vlera e përgjithshme e planifikuar për këtë thirrje publike është 100,000.00 € (njëqind mijë euro).
2.    Shuma maksimale e mbështetjes financiare për një projektpropozim për prodhimin e një shfaqjeje teatrore është 19,000.00 € (nëntëmbëdhjetë mijë euro). 
3.    Shuma përfundimtare e mbështetjes financiare për secilin projekt do të përcaktohet në bazë të vlerësimit të projektpropozimit, buxhetit të arsyetuar, kritereve të vlerësimit dhe mjeteve të disponueshme buxhetore por jo tejkalim i shumës maksimale.
4.    Afati i fundit për aplikim: 05.11.2026
5.    Afati i përfundimit të projekteve: 31.03.2027
6.    Projektet duhet të realizohen brenda periudhës së përcaktuar në kontratën përkatëse dhe në përputhje me planin e miratuar të aktiviteteve.

4. Kriteret e pranueshmërisë dhe kushtet e pjesëmarrjes
Për të marrë pjesë në këtë thirrje publike, aplikuesit duhet t'i plotësojnë kriteret e mëposhtme:
4.1. Aplikuesit duhet të jenë të pranueshëm sipas kategorisë përkatëse dhe të përmbushin kushtet e përcaktuara me Rregulloren komunale në fuqi, Rregulloren 01-011/01-79067/25 për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës, më 13 gusht 2025 dhe Rregulloren MF-Nr. 04/2017 që përcakton kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve si dhe me dispozitat e tjera ligjore të zbatueshme.
4.2. OJQ-të duhet të jenë të regjistruara në Republikën e Kosovës dhe të plotësojnë kriteret për financim publik të përcaktuara me legjislacionin përkatës.
4.3. Individët duhet t'i plotësojnë kushtet e pranueshmërisë të përcaktuara për personat fizikë, përfshirë kushtin e vendbanimit në Komunën e Prishtinës.
4.4. Projektpropozimi duhet të jetë i plotë, i qartë, artistikisht i arsyetuar, financiarisht i detajuar dhe i realizueshëm brenda afatit të përcaktuar.
4.5. Projekti duhet të planifikohet dhe të realizohet në bashkëpunim me Teatrin e Qytetit të Prishtinës “DODONA”, në përputhje me kushtet organizative, teknike dhe artistike të teatrit.
4.6. Aplikuesit nuk duhet të kenë obligime të papërmbushura kontraktuale ose raporte financiare të pambyllura lidhur me subvencionet e mëparshme, kur një gjendje e tillë përbën pengesë për aplikim sipas legjislacionit në fuqi.
4.7. Nuk lejohet financimi i dyfishtë i të njëjtit projekt, aktivitet ose shpenzim nga burime publike. Aplikuesit obligohen të deklarojnë burimet e tjera të financimit, në përputhje me kërkesat e thirrjes.
4.8. Aplikuesit dhe personat e përfshirë në proces duhet të veprojnë në përputhje me dispozitat për parandalimin e konfliktit të interesit.
4.9. Secili aplikues mund të paraqesë vetëm një (1) projektpropozim në kuadër të kësaj thirrjeje, për prodhimin e një shfaqjeje teatrore, përveç nëse rregullorja në fuqi përcakton ndryshe.
4.10. Kriter i veçantë për angazhimin e ansamblit rezident të Teatrit të Qytetit të Prishtinës “DODONA”
4.11. Projektpropozimet duhet të planifikojnë  angazhimin e aktorëve të ansamblit rezident të Teatrit të Qytetit të Prishtinës “DODONA”, si pjesë e ekipit interpretues të shfaqjes.
•    Përbërja e ekipit interpretues duhet të përcaktohet në bashkëpunim me teatrin dhe të dëshmohet përmes dokumentacionit përkatës, sipas mënyrës së përcaktuar nga Drejtoria e Kulturës.
•    Në rastet kur kërkesat artistike të projektit ose numri i roleve tejkalojnë kapacitetet e ansamblit rezident, mund të propozohet angazhimi i aktorëve të tjerë, me arsyetim artistik dhe me pëlqimin përkatës të teatrit, në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë thirrje. 4.11. Përfshirja në repertor.
•    Secila shfaqje e financuar në kuadër të kësaj thirrjeje duhet të përfshihet në repertorin e Teatrit të Qytetit të Prishtinës “DODONA” për një periudhë prej së paku dy (2) vjetësh nga data e premierës, dhe së paku 20 repriza, sipas kushteve dhe obligimeve të përcaktuara në kontratën përkatëse.
•    Kjo periudhë duhet të respektohet në përputhje me kushtet e zbatimit të projektit, mundësitë organizative të teatrit dhe detyrimet kontraktuale të palëve.

5. Mënyra e aplikimit dhe procedura e vlerësimit
5.1. Projektpropozimet dhe dokumentacioni përcjellës dorëzohen përmes platformës elektronike të Komunës së Prishtinës:
http://krs.prishtinaonline.com/ 
5.2. Aplikimi duhet të dorëzohet brenda afatit të përcaktuar në këtë thirrje dhe të përmbajë të gjithë dokumentacionin e kërkuar për kategorinë përkatëse.
5.3. Aplikimet do të shqyrtohen dhe vlerësohen sipas kritereve, standardeve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren komunale në fuqi dhe, për financimin publik të individve dhe  OJQ-ve, me Rregulloren MF-Nr. 04/2017, për aq sa është e zbatueshme.
5.4. Vlerësimi i projektpropozimeve do të bëhet në bazë të kritereve të publikuara, duke siguruar transparencë, paanshmëri, trajtim të barabartë të aplikuesve dhe dokumentim të procesit të vlerësimit.
5.5. Aplikimet që nuk i plotësojnë kushtet e pranueshmërisë ose që nuk dorëzohen sipas kërkesave dhe afateve të përcaktuara do të trajtohen në përputhje me procedurat e parashikuara në legjislacionin në fuqi.
5.6. Përfituesit e përzgjedhur do të lidhin kontratë me Komunën e Prishtinës, në të cilën do të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve, shuma e mbështetjes financiare, afatet e realizimit, mënyra e pagesës, obligimet e raportimit dhe pasojat në rast të mosrespektimit të kontratës.
5.7. Disbursimi i mjeteve, monitorimi, raportimi dhe mbyllja financiare e projekteve do të realizohen në përputhje me kontratën dhe dispozitat përkatëse ligjore e nënligjore.
5.8. Çdo kufizim lidhur me ndryshimin e aplikuesit, llogarisë bankare, buxhetit ose elementeve të tjera të projektit do të zbatohet sipas rregullave të përcaktuara në thirrje, në kontratë dhe në legjislacionin përkatës.

6. KUSHTET FORMALE TË THIRRJES 
6.1.Shpenzimet e pranueshme që do të financohen përmes thirrjes
Përmes fondeve publike të kësaj thirrjeje publike, mund të financohen vetëm kostot reale dhe të pranueshme për realizimin e aktiviteteve të projektit, në periudhën kohore të specifikuar me këto udhëzime. Në vlerësimin e projektit/programit, do të vlerësohen vetëm kostot e nevojave në lidhje me aktivitetet e planifikuara, si dhe në lartësinë reale të këtyre shpenzimeve.
6.2.Shpenzimet e papranueshme përfshijnë:
- Blerja e pajisjeve për zyra;
- Renovime të objekteve;
- Dhurata, mirënjohje dhe shpërblime të ngjashme. 
- Shërbime administrative (pagesa e qerasë, derivate, ujit, rrymës, telefonit, internetit, mirëmbajtja e llogarisë bankare).
6.3. Llojet e mëposhtme të aktiviteteve nuk janë të pranueshme për financim:
- Aktivitete që përmbajnë diskriminim gjinor;
- Aktivitete që përmbajnë diskriminim fetar.
7. Informata dhe sqarime
Për informata shtesë dhe sqarime lidhur me këtë thirrje publike, aplikuesit mund të kontaktojnë Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës përmes:
E-mail: kultura.pr@rks-gov.net
Telefon: +383 38 225 459
Për ndihmë shtesë lidhur me mënyrën e aplikimit ju lutem klikoni në vegzën https://www.youtube.com/watch?v=yZezaoKdi4E 
 

Veprimtaritë

Data e fillimit: 16.10.26 10:00
Data e mbarimit: 05.11.26 11:59

Apliko