Mbështetje financiare për PRODHIM TË AUDIO INCIZIMEVE në fushën e MUZIKËS

Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës duke u mbështetur në Vendimin për Kriteret dhe procedurën e ndarjes së subvencioneve nr. 01-091-112404 të dt. 12.05.2014, bën THIRRJE krijuesve për aplikim me projekt propozime për PRODHIM TË AUDIO INCIZIMEVE në fushën e MUZIKËS. Audio incizimi mund të jetë muzikë klasike, xhaz, muzikë rock dhe alternative. Aplikimi është i hapur vetëm për solist dhe grupe muzikore. 

Parakushti për aplikim është që veprat e krijuar të jenë të pa publikuar më heret.

Projekt propozimi duhet të plotësoj kërkesat si në vijim:

  • Të plotësohet aplikacioni online duke dhëne informata të hollësishme rreth aplikuesit, projekt idesë dhe buxhetit të kërkuar;
  • Të bashkëngjiten dokumentet si në vijim:  
  1. Deklarata për autorësinë e veprave;
  2. Deklarata për caktimin e përfaqësuesit të grupit muzikorë, nëse aplikohet si grup;
  3. Repertorin e veprave të cilat do të incizohen në 5 kopje (të shtypura apo/dhe demo incizimi);
  4. Dëshmi për përvojë krijuese (fillestarët nuk kualifikohen);
  5. Dëshmi të pjesëmarrjes solistike apo si grup në koncerte dhe festivale kombëtare dhe ndërkombëtare;
  6. Marrëveshje me studion e incizimit për realizimin e punës përfshirë kostot e incizimit, masterimit dhe të gjitha tatimeve të aplikueshme;
  7. Planin e shpërndarjes së audio incizimit;
  8. Dëshmi që krijuesit janë rezident të Komunës së Prishtinës; Kopja e letërnjoftimit të solistit apo përfaqësuesit të grupit muzikorë;
  9. Vërtetimi bankarë për llogarinë personale bankare të solistit apo përfaqësuesit ligjorë të grupit muzikorë;
  • Projekti të përfundon deri me 31 dhjetor 2017;

Aplikacioni i plotësuar të shtypet dhe së bashku me dokumentet e kërkuara, dhe kopjet e demo incizimit të veprave të dorëzohen në sportelin nr. 5 në ndërtesën e Komunës së vjetër.

Konkursi do të qëndron i hapur deri me 19 shtator 2017 në orën 15:00.

Mbështetja financiare mbulon vetëm shpenzimet për incizim në studio dhe masterim. Shpenzimet tjera si ato administrative, honorarët për solist/ grupe muzikore, nuk do merren parasysh.   

Për shkak të kufizimeve buxhetore dhe me qëllim të mbështetjes së numrit sa më të madh të kërkesave Komuna e Prishtinës rezervon të drejtën që projektet t’i përkrah me shumë më të vogël nga ajo e kërkuar,  por edhe t’i refuzon në tërësi. Shuma maksimale e përkrahjes për një projekt është 1500 euro. Përzgjedhja e projekteve për mbështetje bëhet nga juria profesionale.

Autorisën e produktit final e mbanë solisti apo grupi muzikorë. Autori ka të drejtë përfitimi financiar nga shitja e veprës. Ndërsa Komuna e Prishtinës e ka të drejtën e shfrytëzimit për nevojë të veta dhe të palës së tretë për promovim dhe shpërndarje pa nevojë kompensimi shtesë të autorit. Çdo ndryshim dhe modifikim i projektit për shfrytëzim nga Komuna e Prishtinës duhet të bëhet në marrëveshje paraprake dhe aprovim të autorit.

VËREJTJE: Projektet të cilat nuk i kanë të bashkangjitura dokumentet sipas kërkesës, si dhe projektet e palëve dhe grupeve muzikore të cilët nuk kanë përmbyllur projektet nga fazat paraprake nuk do të merren parasysh nga Komisioni për shqyrtimin e kërkesave.

Për çdo informatë shtesë ju lutem na kontaktoni në kultura.pr@rks-gov.net apo 038 226 417.

Veprimtaritë

Data e fillimit: 05.09.2017 09:30
Data e mbarimit: 19.09.2017 15:00