Thirrja për Kulturë: Festivale, Muzike, Manifestime, Kinematografi, Teatër
Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë
THIRRJE PUBLIKE
Për të gjithë organizatat joqeveritare, individët, bizneset, të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare, për thirrjen publike të vitit 2023.
1. OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projekt propozimet për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:
a) Festivale: art figurative, art në hapësira publike, arkitekturë, ekologji, film, letrar, shumë disiplinor, muzikë, folklore, teatër, teknologji informative, vallëzim etj.;
b) Muzikë: kompozim i veprës së re, audio-incizim, album muzikor, koncert, hulumtim në fushën e muzikës, fuqizimi i muzikantëve të rinj, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;
c) Manifesitme: shënim i datave historike, shënim i festave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe shënim i datave të tjera me rëndësi në komunën e Prishtinës.
d) Kinematografi: film dokumentar, filmi i shkurtër, film i animuar, fuqizimi i kinematografëve të rinj, titrim dhe zhvillim skenari;
e) Teatër: prodhimi i shfaqjes, promovim dhe pjesëmarrje e shfaqjes në festival kombëtare dhe ndërkombëtare, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;
2. OBJEKTIVAT E THIRRJES DHE PRIORITETET PËR NDARJEN E FONDEVE
Objektivi/objektivat e përgjithshme të kësaj thirrje janë që Komuna e Prishtinës të ofrojë përkrahje për individët, Biznese si dhe OJQ, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, dhe ofron mbështetjen e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.
Objektivat specifike të thirrjes janë:
1. Të fuqizohen krijuesit e pavarur dhe krijuesit e rinj që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
2. Të prodhohen punë të reja kulturore/artistike;
3. Të ketë shtrirje të gjerë dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në jetën kulturore/artistike në Komunën e Prishtinës;
4. Të sigurohet mbështetje për institucionet e pavarura kulturore që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
5. Të mbështetet puna në grupe dhe bashkëpunimi ndër-disiplinar dhe ndër sektorial;
6. Të përkrahën punë me përmbajtje kritike, të cilat synojnë të sfidojnë pabarazi sociale dhe ekonomike;
7. Të përkrahen punë me përmbajtje Feministe;
8. Të stimulohet inovacioni teknologjik në të gjitha fushat kulturore/artistike;
9. Të inkurajohen personat me nevoja të veçanta për pjesëmarrje dhe prodhim në sektorin e artistik dhe kulturor.
3. Vlera e përgjithshme e planifikuar për këtë thirrje publike është 350,000.00 € .
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 500€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 16,500.00€ (euro).
Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 27.03.2023 deri më 20.04.2023.
Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2023.
4. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:
- Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
- OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
- Individët të cilët janë rezident të Komunës së Prishtinës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
- Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.
Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.
5. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/
• Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen.
• Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike.
• Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit.
• Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.
• Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione .
• Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në konform legjislacionit në fuqi.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, dhe në numrin e telefonit +383 38226417. Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 14.04.2023.
Lista e dokumenteve të detyrueshme të thirrjes publike
- Aplikacioni online
- Për individ:
Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës
Vërtetimin/ Konfirmimin e llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
Çertifikaten/ Vërtetimin e vendbanimit (merret në zyrat e gjendjes civile apo në bashkësi lokale)
- Për Ojq-të:
Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
Çertifikata e nr. fiskal;
Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së;
Vërtetimin që OJQ- nuk kanë obligime tatimore (nga ATK).
- Për Biznese:
Certifikata e Biznesit (me Numër Unik Identifikues nga ARBK);
Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
Vërtetimin që Biznesi nuk kanë obligime tatimore (nga ATK).
Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:
1. Festivale:
a. Link i punëve të mëhershme të festivaleve të realizuara;
b. Biografi të shkurtra për ekipet e përfshira në projekt;
c. Koncepti i festivalit ( të përshkruhen të gjitha detajet e festivalit);
d. Numri i pjesëmarrësve/artistëve, kombëtar dhe ndërkombëtare (nësa ka);
2. Muzikë:
a. Link i punëve të mëhershme të artistit-es, i-e cila aplikon ose që është bartës-s i-e projektit.
b. Ekipi kreativ me bio të shkurta (vokalist/ja, muzikantët/ja, kompozitori-ja);
c. Teksti i këngës (nëse është e aplikueshme);
d. Sinopsisi i video klipit (kur aplikohet për video klip);
e. Koncepti regjisorial (kur aplikohet për video klip);
f. Punë të mëhershme të regjisorit-es (kur aplikohet për video klip).
3. Manifestime
a. Link i punëve të mëhershme të aplikuesëve;
b. Biografi të shkurtër për ekipet e përfshira në projekt;
c. Koncepti i programit artistik( Përshkrim i detajuar ).
d. Sinopsis (aty ku është e zbatueshme ).
4. Kinematografi:
1.1 Zhvillim skenari:
a. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
b. CV të autorit/es ose link i punëve te mëhershme të autorit/es;
c. Sinopsisi;
d. Një pjesë e skenarit (p.sh. 10 faqe).
1.2 Prodhim filmi artistik
a. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
b. Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore, DoP -drejtor/ja i fotografisë nëse ka);
c. Skenari;
d. Sinopsisi;
e. Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh i regjisorit/es.
1.3 Prodhim filmi dokumentar
a. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
b. Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore, DoP- drejtor/ja i/e fotografisë nëse ka);
c. Koncepti i dokumentarit/tritmenti;
d. Personat/Karakteret kryesor në film dhe përshkrimi i tyne;
e. Koncepti regjisorial ose/dhe nje video mesazh i regjisorit/es;
f. Në rast se ka material, një link ku mund të shihet (rreth 5-10min).
1.4 Postproduksion
a. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
b. Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore, DoP- drejtor/ja i/e fotografisë nëse ka);
c. Skenari;
d. Sinopsisi;
e. Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh të regjisorit/es;
f. Linku i filmit ose një klip prej filmit.
1.5 Animacion
a. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
b. Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, ilustruesi/ja/it, animatorët);
c. Skenari ose storyboard me përshkrim;
d. Moodboard ose shembuj të karaktereve dhe stilit të animacionit ose/dhe skica;
e. Sinopsis;
f. Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh të regjisorit/es.
5. Teatër:
a. Biografia e regjisorit/es;
b. Biografia e autorit/es (nëse janë autorë vendorë);
c. Koncepti regjisorial;
d. Sinopsisi i dramës;
e. Një pjesë e dramës (p.sh. 10 faqet e para);
f. (Nëse ka) Marrëveshje e nënshkruar me teatrin.
Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 20.04.2023 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/ .
Për ndihmë shtesë lidhur me mënyrën e aplikimit ju lutem klikoni në vegzën https://www.youtube.com/watch?v=yZezaoKdi4E
Veprimtaritë